Flash

Zjarri në Bodrum të Turqisë bëhet shkak i zbulimit të të dashurit të Kejvinës

Lapsi.al 31 July 2021
Zjarri në Bodrum të Turqisë bëhet shkak i zbulimit të

Kejvina Kthella ka qenë këto ditë për pushime në Bodrum të Turqisë, që është përfshirë në një situatë shumë të vështirë. Papritur vendi u përfshi nga flakët, të cilat u përhapën me shpejtësi dhe të gjithë pushuesit u detyruan të largoheshin menjëherë për t’i shpëruar ndonjë situate tragjike. Fatkeqësisht flakët ju kanë marrë jetën 4 personave dhe disa pushues janë evakuuar nga resortet në të cilat po qëndronin.

Këtë situatë të frikshme e ka përjetuar edhe modeja Kejvina Kthella. Po ashtu në këtë ngjarje ka qenë e pranishme edhe këngëtarja serbe Jelena Karleusa e cila ka rastisur në të njëjtin hotel me Kejvinën. Këngëtarja i ka mbajtur ndjekësit gjatë gjithë kohëstë informuar për situatën dhe gjatë këtij momenti pa dashje ka zbuluar edhe partnerin e Kejvinës.

Në një video të publikuar nga Jelena, Kejvina shfaqet duke qarë e shqetëusar, ndërsa partneri i saj përpiqet ta qetësojë. Kjo është hera e parë që zbulohet identiteti i të dashurit të modeles, sepse këto kohë ajo është munduar që ta mbajë larg vëmendjes mediatike.

Para pak muajsh teksa ishte me pushime në Dubai, Kejvina ndau në Instagram foto ku shfaqej shumë e afërt me një mashkull, të cilin ja mbuloi fytyrën.

Tashmë me pamjet nga Turqia nuk ka më dyshime se ky është i dashuri i Kejvinës dhe nuk e dimë nëse ajo do ta vazhdojë ende ta mabjë të fshehtë këtë histori dashurie.

https://youtu.be/u7kId9skZbA

Të këshilluara

George Clooney, baba për herë të dytë

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se aktori George Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal do të bëhen prindër për herë të dytë. Burime të afërta me cifti...

14:04

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI