Policia e Matit ka vënë në pranga ditën e sotme një 47-vjeçar pas ngjarjes së rëndë, ku një 13-vjeçar vrau veten aksidentalisht me një armë të gjetur rastësisht. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat njoftojnë se kanë arrestuar shtetasin Përparim Sefa, 47 vjeç, banues në Kurbin. 47-vjeçari ishte bari në zonë dhe nuk ka lidhje familjare me të miturin.
Po ashtu bëhet e ditur se janë sekuestruar cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pushkë dhe një sasi municioni luftarak.