Flash

Gjithçka gati, bashkëpuni i Gjon’s Tears dhe Arilena Arës pritet të publikohet

Lapsi.al 31 July 2021
Gjithçka gati, bashkëpuni i Gjon’s Tears dhe Arilena Arës

Në fillim të muajit korrik, Arilena Ara njoftoi se ka gati albumin e parë të karrierës, ku ka shprehur nëpërmjet muzikës të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda saj! Ai do të vijë nën titullin “POP ART” dhe të gjithë fansat e artistes të bëhen gati pasi albumi do të publikohet së shpejti!

“Sado që mundohem nuk kam fjalë mjaftueshëm për të shprehur ndjesinë. E lumtur të ndaj me ju lajmin që Albumin tim të parë e ndajnë vetëm pak ditë nga publikimi! Në “POP ART” kam shprehur nëpërmjet muzikës të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda meje!”, shkroi Arilena teksa njoftoi publikimin e albumit.

Më vonë ajo zbuloi se për albumin ka realizuar në total 13 këngë, mes tyre një pjesë janë bashkëpunime. Arilena ka zgjedhur që për albumin të bashkëpunojë edhe me një artist shqiptar që është bërë shumë i njohur në mbaë botën. Bëhet fjalë për Gjon’s Tears, i cili këtë vit përfaqësoi Zvicrën në Eurovision me këngën “Tout l’univers” dhe u rendit i treti në natën finale.

Arilena dhe Gjoni kanë bashkuar forcat për një duet, që mban titullin “Dance Me”. Kënga është realizuar po ashtu dhe videoklipi e tashmë ka mbetur vetëm publikimi. Përmes disa fotove e videove me Arilenën, Gjoni ka treguar se ata kanë xhiruar për 10 orë të tëra.

Të këshilluara

George Clooney, baba për herë të dytë

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se aktori George Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal do të bëhen prindër për herë të dytë. Burime të afërta me cifti...

14:04

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI