Flash

Gazetari i NBC: Disa familjarë të anëtarëve të ISIS do t’i dorëzohen qeverisë shqiptare

Lapsi.al 31 July 2021
Gazetari i NBC: Disa familjarë të anëtarëve të ISIS do

Disa familjarë të anëtarëve të ISIS do t’i dorëzohen qeverisë shqiptare. Kështu ka shkruar në një postim në Twitter gazetari dhe producenti i rrjetit amerikan NBC, Mahmod Shikhibra.

Sipas tij, njoftimin e ka bërë Administrata Autonome në kampin Roj në Siri. Shikhibra ka postuar edhe fotografi të disa grave dhe fëmijëve shqiptarë që ndodhen pikërisht në këtë kamp. Ndërkohë ministria e Jashtme, nuk ka dhënë asnjë detaj se çfarë po ndodh me shtetasit shqiptarë në Siri që prej riatdhesimeve të fundit.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI