Flash

Tentoi të shpërndante kanabis, arrestohet në Berat një 23-vjeçar

Lapsi.al 30 July 2021
Tentoi të shpërndante kanabis, arrestohet në Berat një

Një 23-vjeçar ka rënë në pranga për shpërndarje të lëndëve narkotike.

23-vjeçari Xh.H., banues në fshatin Radësh në Skrapar u kap në rrugën e fshatit Ujanik-Gjerbës duke trajtuar mjetin tip “Benz” në të cilën gjatë kontrollit u gjet lënda narkotike kanabis.

Ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

"Vijojnë kontrollet e pandërprera për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Vihet në prangat e Policisë, një 23-vjeçar që tentoi të shpërndante lëndë narkotike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, pas një pune të pandërprerë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, goditën një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi:

Xh. H., 23 vjeç, banues në fshatin Radësh, Skrapar.

Ky shtetas u kap në rrugën e fshatit Ujanik-Gjerbës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në të cilin gjatë kontrollit u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike dhe automjeti", njofton policia.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI