Flash

Netflix ju kërkon punonjësve me detyrim vaksinën

Lapsi.al 30 July 2021
Netflix ju kërkon punonjësve me detyrim vaksinën

Netflix do të kërkojë që ekipet e disa produksioneve të saj në SHBA të vaksinohen kundër COVID-19, një masë që vjen ndërsa varianti Delta vazhdon të përhapet në të gjithë vendin.

Gjiganti i transmetimit kohët e fundit njoftoi se në këtë klasifikim do të përfshihen ekipet dhe të gjithë ata që janë në kontakt tue ngushtë me ta.

Sipas raportit, Netflix planifikon të bëjë disa përjashtime nga politika e re e vaksinimit, duke përfshirë arsyet e moshës, mjekësore dhe fetare.

Netflix e konfirmoi masën, por nuk pranoi të komentojë më tej.

Masa të ngjashme janë marrë nga ndërmarrjet përfshirë Facebook dhe Google për punonjësit që kthehen në zyrat e tyre dhe Presidenti Joe Biden pritet të njoftojë të enjten se punonjësit federalë do të duhet të vaksinohen ose të japin miratimin për testime të rregullta.

Apple, ndërkohë, thuhet se po planifikon një politikë të detyrueshme të kthimit në punë. Kompania gjithashtu do të fillojë të kërkojë maska në dyqanet me pakicë të Apple për klientët dhe punonjësit, pavarësisht nga statusi i vaksinimit të tyre.

Të këshilluara

Kivanc Tatlitug i rikthehet aktrimit

Mediat turke kanë raportuar së fundmi se aktori Kivanc Tatlitug do i rikthehet aktrimit. Sipas tyre, Kivanc do të marrë pjesë në një serial belg të titulluar...

16:12

Ndërron jetë aktori Dieter Brummer

Aktori Dieter Brummer  ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare. Aktori Steve Comey,  lëshoi një deklaratë në emër të familjes së Brummer, duke konfirmuar vdekjen...

14:26

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI