Flash

Influencer i Instagram, “Hushpuppi” pranon fajësinë për mashtrim miliona dollarësh në SHBA

Lapsi.al 30 July 2021
Influencer i Instagram, “Hushpuppi” pranon fajësinë

Një i famshëm nigerian në Instagram, Ramon Abbas, i njohur si "Hushpuppi" ka pranuar përfshirjen e tij në një komplot për të mashtruar një biznesmen të Katarit prej më shumë se 1 milion dollarë, tha Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Abbas, 37 vjeç, pranoi gjithashtu pastrimin e parave "përmes llogarive bankare në të gjithë botën", duke përfshirë "disa skema të tjera kompromisi kibernetike dhe emaili të biznesit që shkaktuan kumulativisht më shumë se 24 milionë dollarë humbje," shtoi deklarata e lëshuar të Mërkurën.

Ai u deklarua fajtor për akuzat në 20 Prill, sipas dokumenteve të gjykatës të cilat u vulosën vetëm të Mërkurën.

Abbas u arrestua në Emiratet e Bashkuara Arabe në qershor të vitit të kaluar pasi policia lokale bastisi apartamentin e tij në Dubai.

Gati 41 milionë dollarë para në dorë, 13 makina luksoze me vlerë rreth 6.8 milionë dollarë, dhe dëshmi telefonike dhe kompjuterike që përmbajnë më shumë se 100,000 dosje mashtrimi dhe adresat e gati dy milionë viktimave të mundshme u gjetën gjatë bastisjes, sipas Policisë së Dubait.

Ai u arrestua së bashku me një burrë tjetër nigerian Olalekan Jacob Ponle aka "Woodberry" në një operacion të përbashkët me agjentët e Shteteve të Bashkuara të njohur si "Foxhunt 2", tha policia e Dubai.

©LAPSI.AL

Të këshilluara

Kivanc Tatlitug i rikthehet aktrimit

Mediat turke kanë raportuar së fundmi se aktori Kivanc Tatlitug do i rikthehet aktrimit. Sipas tyre, Kivanc do të marrë pjesë në një serial belg të titulluar...

16:12

Ndërron jetë aktori Dieter Brummer

Aktori Dieter Brummer  ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare. Aktori Steve Comey,  lëshoi një deklaratë në emër të familjes së Brummer, duke konfirmuar vdekjen...

14:26

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI