Flash

Dua Lipa ndalet në jug/ Zbulohet destinacioni ku qëndroi ylli i muzikës pop këtë javë

Lapsi.al 30 July 2021
Dua Lipa ndalet në jug/ Zbulohet destinacioni ku qëndroi ylli i
Prej disa ditësh tashmë, Dua Lipa po shijon pushimet e verës në brigjet shqiptare së bashku me familjen e saj. Pas një vizite në plazhin e Drynmades Inn ata u ngjitën për të vizituar pjesën e fshatit turistik të Dhërmiut. Një fshat ky, pjesë e trashëgimisë kulturore dhe një nga fshatrat më të bukur të Shqipërisë. Këngëtarja me famë botërore së bashku me të afërmit e saj darkuan në një prej resorteve të sapo hapura, “Zoe Hora”. Ne restorant ata kanë shijuar disa nga ushqimet më të shijshme të detit. Në foto duket se ylli i muzikës pop po shijon këtë darkë nën dritën e hënës, larg zhurmës dhe nën një atmosferë të ngrohtë pranë të dashurve të saj. “Zoe Hora” është një investim i madh i vendosur në zemër të fshatit të Dhërmiut dhe pritet të tërheq vizitorë nga e gjithë bota për unikalitetin e tij. Ky eshtë restoranti i parë që hapet në fshatin turistik, me një infiniti pool, dhe një pamje mbreslënëse të detit Jon.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

©LAPSI.AL

Të këshilluara

Kivanc Tatlitug i rikthehet aktrimit

Mediat turke kanë raportuar së fundmi se aktori Kivanc Tatlitug do i rikthehet aktrimit. Sipas tyre, Kivanc do të marrë pjesë në një serial belg të titulluar...

16:12

Ndërron jetë aktori Dieter Brummer

Aktori Dieter Brummer  ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare. Aktori Steve Comey,  lëshoi një deklaratë në emër të familjes së Brummer, duke konfirmuar vdekjen...

14:26

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI