Flash

Berisha e meritonte deklaratën e Yurit, por shqiptarët nuk e meritojnë Kimeten

Lapsi.al 30 July 2021
Berisha e meritonte deklaratën e Yurit, por shqiptarët nuk e
Sali Berisha e meritonte deklaratën e fundit të Yuri Kim. Ai duhet me doemos të gjendej në këtë pozitë, sepse ajo që ka lënë pas në PD, është një çetë eunukësh të emëruar, të paaftë që të mbrojnë trashigiminë e kësaj partie, apo qoftë edhe të thonë thjeshtë mendimin e tyre. Ai duhet ta vuante këtë dramë sepse i imponoi të tijëve, në mënyrë antidemokratike, një lider të squllët që pasi provoi se shet në çdo rast të gjithë antarësinë, mundet ta bëjë këtë edhe me atin e vet politik. Ai duhet ta pësonte këtë fund edhe për dëmet e mëdha që i ka shkaktuar vendit me politikat e tij, që nga burgosja e liderit të opozitës dhe vjedhja e zgjedhjeve të 26 majit ’96, në mandatin e parë, e deri tek Gërdeci e 21 janari përgjatë të dytit. Lexo me tej:

Presioni mbi Bashën/ Amerikanët kërkojnë largimin e Berishës nga selia e PD

Si një njeri që pjesën më të madhe të jetës së vet publike e ka kaluar në barikadën e kritikut të rreptë të Sali Berishës, madje edhe atëherë kur ai ishte heroi i demokracisë për diplomatët amerikanë, unë personalisht duhet të isha i lumtur për këtë që po ndodh. Ashtu si unë edhe shumë të tjerë mund të përsërisnin shprehjet standart, se e vërteta vonon por nuk haron, se një ditë gjërat shkojnë në vendin e tyre, se diku ka zot që sheh gjithçka nga lart. Ky do të qe një kompensim për të gjithë ata që janë ndjerë të dëshpëruar, kur lexonin deklaratat e Fatos Nanos nga burgu se, Berisha po e mbante në qeli me bekimin e diplomatëve të SHBA-së. Ky do të ishte një shpagim për këdo që është demoralizuar pas kasaphanës elektorale të ’96,  kur është njohur me recetën amerikane, që të përsëriteshin vetëm disa zona që e linin prapë vjedhësin e zgjedhjeve në pushtet.     Ky do përbënte një revansh për këdo që si ka duruar dot togflajëshat “burrë shteti” dhe “Yll në gritje” për Bashën, ende pa u tharë gjaku i katër protestuesve të vrarë në bulevard . Pra, parë në këtë këndvështrim të thjeshtëzuar, gota mund të dukej e mbushur gjysëm plot, ngaqë pas dredhive që i shërbenin momentit, apo diplomacisë mashtruese sa për të kaluar radhën edhe amerikanët erdhën në qëndrimet që ka mbajtur pjesa më e shëndoshë e publikut shqiptar. Por në fakt nuk është kështu. Pozicioni i sotëm i ambasadaores së SHBA-së nuk është i sinqertë. Nuk ekziston asnjë rregull morali ku hipokrizia aktuale fshin atë të së kaluarës. “Non grata” i tanishëm nuk e mbulon dot burrin e djeshëm të shetetit. As deklaratat për minuesin e demokracisë nuk e zhbëjnë dot shplarjen e trurit me mikun e familjes Bush, apo njeriun që Obama e mbajti pranë vetes, kur Shqipëria u fut në NATO.

Berisha: Juri Kim të kërkojë falje, barin t’ia çojë Ramës se ai e pi!

Sot nuk ka asnjë vlerë të hakmerresh me një njeri të larguar prej tetë vitesh nga pushteti, kur këtë nuk e bërë në kohën e duhur, atëhere kur shqiptarët kishin më shumë nevojë. Nuk ka as moral, nuk tregon as fuqi, kur i vihesh me bukë në trastë një gjysëm pesionisti politik, që e ka shitur në heshtje edhe partia e tij. Sot, Sali Berisha edhe po të dojë, nuk e ka më fuqinë ti bëjë dëm askujt. Prandaj të mundohesh ta shndërrosh fabulën e tij në çështjen kryesore politike të vendit, është ose një qasje idiote, ose një qasje mashtruese. Në të dy rastet, ajo që bëri Yuri Kim së fundi i shërben vetëm një njeriu: Edi Ramës. Ai dhe vetëm ai, që po e shpie Shqipërinë drejt humnerës, do të mbajë Berishën në qendër të debatit. Edhe shpreja e ambasadores, për një PD që do të hajë bar nëse nuk ndahet nga lideri i saj, është një nga lajtmotivet e kuzhinës së propagandës rilindase për opozinën e pareformuar që humbet se nuk ndahet dot nga e shkuara. Pra, ky është një nga rastet e shumta që kemi parë në këto 30 vjet, kur selia e rugës së Elbasanit thjesht renditet në barikadën e pushtetit. Por kohët e fundit kjo po bëhet me një arrogancë përçmuse në thelb, me një vulgaritet në formë dhe me mungesë zgjuarsie në komunikim, sa po ia shpif një pjese gjithnjë e më të madhe shqiptarësh. Jo më kot, në rrjetet sociale janë shtuar shumë ata që i kanë ngjitur një mbrapashtesë shqiptarizuese mbiemrit të ambasadores. Ata e vërejnë pozicionin e saj të desekulibruar, qëndrimin që mbajti për marrëveshjen e 5 qershorit, heshtjen për teatrin, deklaratën qesharake për raportin e OSBE- ODIHR dhe propagandën bajate për drejtësinë tashmë të kapur. Ata e dallojnë se dikush po kërkon ti hedhë hi syve, duke i detyruar të besojnë se problemi më i madh i këtij vendi është një plak që denoncon nga Facebook, ndërkohë që raportet e departamentit të shtetit na paraqesin një shtet me korrupsion galopant dhe që mbetet vend origjine për trafikun e narkotikëve. E pra, sa do që të këmbëngulë Yuri Kim, Sali Berisha nuk bëhet dot më e keqja që ajo na përshkruan. Dhe këtu çështja nuk është tek fati personal i liderit historik të PD. Ai e meriton atë që po i ndodh. Por ama shqiptarët nuk e meritojnë propagandën debile që del nga goja e ambasadores në formë shantazhi për opozitën. ©Lapsi.al  

Të këshilluara

Ballkanizmi i ambasadorëve të perëndimit

Ambasadorët kryesorë të perëndimit në Tiranë janë bërë sot protagonistë të një parade turpi që reket tu’a shesë shqiptarëve sapunin për djathë. Ata kanë folur m...

12:47

PD në rreth vicioz

Debati nëpër media, i shpërthyer edhe nga fjalimi i Mark Markut në Kongresin e fundit të PD-së, nuk mund të mos lidhet me pyetjen se si po sillen shqiptarët në ...

07:39

Lungomare, një protestë luksi?

Në mbrëmjen e vonët të së dielës rrjeti u përfshi nga një valë videosh dhe titujsh që pasqyronin protestën zhurmëmadhe të pronareve të bizneseve përgjatë lungom...

10:55

Dy “nonat” e informalitetit

Nga Boiken Abazi Gruaja 77 vjeçare që shiste produktet bujqësore në rrugët e Tiranës dhe kapi vëmendjen e mediave dhe publikut, e kishte përmbysur vetë karr...

14:57

Edhe në BE do na fusë Erdogani

Vetëm dy ditë pasi kryeministri Rama bënte humor në Greqi, duke thënë se vendi ynë do të pranohej në Europë, atëherë kur kryesimin e BE ta merrte Turqia, ambasa...

15:22

SPAK, shpresë ASPAK

Të gjithë kryqtarët e reformës në drejtësi, të cfilitur nga gropat dhe dështimet e gjashtë vjeçare të asaj që u propogandua si fundi i erës së pandëshkueshmëris...

18:41

Legenosja e ambasadorëve

Disa seli diplomatike në Tiranë, përfshirë edhe atë të BE e OSBE, u rekën më kot të vinin pak makiazh mbi fytyrën autoritariste të regjimit liberticid të rilind...

18:45

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI