Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike, ku po zhvillon një takim me kryetarin e kësaj partie, Lulzim Basha. Vizita e diplomates amerikane në Selinë Blu vjen pas publikimit të raportit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit si dhe pas rikonfirmimit të kryeqeveritarit në krye të PD-së.
Nuk dihet ende agjenda e bisedimeve në këtë takim, ndërkohë që pritet të ketë një deklaratë për mediat nga Yuri Kim pas tij.