Flash

Aksidentohen tre makina në Rrëshen, plagoset shoferi 80-vjeçar

Lapsi.al 30 July 2021
Aksidentohen tre makina në Rrëshen, plagoset shoferi 80-vjeçar

Një 80-vjeçar, drejtues i një makine është plagosur si pasojë e një aksidenti mesditën e sotme në aksin Milot-Rrëshen, pranë fshatit Fan.

Në aksident janë përfshirë tre makina.

Shkak ka qenë parakalimi i gabuar i njërës prej makinave, çka ka bërë që makina tjetër të ndalonte, ndërsa dy të tjerat që ishin pas ta godisnin.

Nga aksidenti i lënduar ka mbetur i moshuari, që është transportuar drejt spitalit të Rrëshenit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI