Flash

Zjarr në një lokal në Fier, zjarrëfikësit: Nisi në magazinë

Lapsi.al 29 July 2021
Zjarr në një lokal në Fier, zjarrëfikësit: Nisi në

Një zjarr ka rënë në brendësi të një lokali në lagjen “Barikade".

Zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike në magazinën e lokalit.

Zjarrfikësit bëjnë me dije se ata kanë shkuar në vendin e ngjarjes pas një telefonate të marrë, ndërsa theksojnë se flakët janë neutralizuar shpejtë.

Nga zjarri fatmirësisht nuk ka pasur dëme ne njerëz, por vetëm dëme materiale, ku janë djegur pajisje elektrike.

Ndërkohë një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI