Flash

Zjarr në periferi të Vlorës

Një zjarr ka përfshirë këtë të shtunë periferinë e qytetit të Vlorës, ndërsa temperaturat e larta dhe er...

14:48

Shtyhet sërish seanca në Apelin e GJKKO për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla

Lapsi.al 29 July 2021
Shtyhet sërish seanca në Apelin e GJKKO për ish-kryeprokurorin

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shtyrë sërish seancën për ish-prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla.

Seanca është shtyrë për në 9 shtator, pasi sot mungonte si ish-kryeprokurori Llalla ashtu edhe avokati i tij. Ky i fundit kishte paraqitur raport shëndetësor. Gjykata caktoi si avokate kryesisht Gentiana Qendron.

Llalla u dënua nga Shkalla e Parë me 2 vite burg dhe disa pasuri iu sekuestruan dhe i kaluan shtetit me akuzën e deklarimit dhe fshehjes së pasurisë. 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës iu morën ish-kryeprokurorit. Po ashtu Llalla u dënua që për 5 vite mos kryejë asnjë funksion publik. Ai e ankimoi këtë vendim dhe tashmë pritet vendimi i Apelit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI