Flash

Kanye West ndan me ndjekësit dhomën ku po qëndron për të përfunduar albumin e ri

Lapsi.al 28 July 2021
Kanye West ndan me ndjekësit dhomën ku po qëndron për
Kanye West po i kushton vëmendje maksimale albumit të tij të 10-të ‘Donda’, në një studio, për të përmbushur afatin e datës së tij të publikimin. Dhe për këtë, ai po fle në një dhomë shumë të vogël derisa të përfundojë punën e tij. 44-vjeçari, u ka dhënë fansave mundësinë për t’i hedhur një sy dhomës ku ai po qëndron, brenda stadiumit Mercedes Benz të Atlantës, e cila është shumë minimale për një burrë me një pasuri me vlerë mbi një miliard dollarë. Dhoma e zhveshjes, me mure dhe dysheme gri, nuk ka as një dritare dhe është e pajisur me një gardërobë dhe rafte, një televizor të montuar në mur dhe një shtrat të vetëm me një dyshek të bardhë dhe vetëm me një jastëk të sheshtë. Kjo dhomë mund të jetë si një sinjal se ‘Donda’ mund të jetë një nga veprat e tij më të mira. Donda – është emri i nënës së tij të ndjerë, e cila vdiq në 2007-ën në moshën 58-vjeçare për shkak të ndërlikimeve nga kirurgjia kozmetike - është albumi i 10-të i reperit, që nga viti 2019, Jesus Is King.

Të këshilluara

Ndërron jetë aktori i njohur komedian

Aktori Jackie Mason, ka ndërruar jetë në moshën 93 vjecare. Shumë aktorë dhe miq të njohur të Jackie shprehën ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale.“Me të v...

16:10

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI