Flash

Dua Lipa reagon pas komenteve fyese të DaBaby

Lapsi.al 28 July 2021
Dua Lipa reagon pas komenteve fyese të DaBaby

Reperi DaBaby është kritikuar për disa komente që ai ka bërë gjatë një festivali për njerëzit e infektuar me HIV dhe homoseksualët. Teksa ishte duke performuar në “Rolling Loud” në Miami, ai ftoi të gjithë publikun që të ngrinin lart celularët me dritë, përveç atyre që ishin të infektuar me HIV dhe burrave homoseksualë.

Gjithashtu ai u shpreh se të gjithë të infektuarit me HIV “do të vdesin për 2 ose 3 javë”. Po ashtu reperi foli shumë ashpër edhe për gratë dhe këto deklarata të tij kanë marrë kritika të shumta nga njerëz dhe organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Mes kritikave nuk kanë munguar edhe ato nga Dua Lipa, e cila është shprehur e tronditur nga këto deklarata të kolegut të saj. Vetëm pak kohë më parë ajo bashkoi forcat me DaBaby për hitin e tyre të famshëm “Levitating”.

Artistja shqiptare shprehet e surprizuar nga fjalët e DaBaby dhe se nuk mund ta njoh si personin me të cilin ajo ka punuar më herët.

“Jam e surprizuar dhe e shokuar nga komentet e DaBaby. Nuk e njoh si personin me të cilin kam punuar. E di që fansat e mi e dinë se cilat janë qëndrimet e mia dhe se e mbështes 100% komunitetin LGBTQ. Duhet të bëhemi bashkë për të luftuar paragjykimet dhe injorancën për HIV/AIDS”, shkruan Dua Lipa në një postim në Instagram.

Të këshilluara

Ndërron jetë aktori i njohur komedian

Aktori Jackie Mason, ka ndërruar jetë në moshën 93 vjecare. Shumë aktorë dhe miq të njohur të Jackie shprehën ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale.“Me të v...

16:10

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI