Flash

Dua Lipa “peng” tek Ramat/ Gregu selfie nga plazhi me të ftuarit e babit

Lapsi.al 28 July 2021
Dua Lipa “peng” tek Ramat/ Gregu selfie nga plazhi me të

Imazhi i Dua Lipas këto ditë të nxehta korriku ka kaluar në shërbim të familjes kryeministrore. Pas njohjes fillestare në godinën e kryeministrisë me Edi Ramën, pas drekave dhe darkave zyrtare, familja e Dua Lipës ka vendosur të shijojë disa momente në plazh bashkë me familjen kryeministrore.

E ka zbuluar këtë Greg Rama, djali i kryeministrit, që nuk i ka rezistuar selfie me këngëtaren e famshme.

Nuk dihet sa do të qëndrojnë bashkë Lipat dhe Ramat, por sigurisht që shfaqja në krah të yllit të muzikës pop, i jep një feksje tjetër shkëlqimit të zvenitur të Ramës nga skandalet e korrupsionit, që është edhe shkaku kryesor se përse qindra mijëra të rinj shqiptarë ikin jashtë vendit. Por Dua pa dyshim që është një nga këngëtaret më të klikuara për momentin, për adoleshentët shqiptarë. Dhe sa të jetë kështu, nuk ka "levitating" që e shpëton nga kthetrat e politikës.

Të këshilluara

Johnny Depp i rikthehet muzikës

Aktori, Johnny Depp ka vendosur së fundmi t'i rikthehet muzikës. Sipas 'Daily Mail', John do të publikojë së bashku me kitaristin  Jeff Beck një album që do ...

14:19

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI