Flash

Pink vendos të paguaj gjobën e sportisteve të handboll

Lapsi.al 27 July 2021
Pink vendos të paguaj gjobën e sportisteve të handboll

Ekipi norvegjez i hendbollit të femrave, u gjobit me 1,500 euro javën e kaluar, pasi u akuzua se theu rregullat nga Komiteti Disiplinor i Federatës Evropiane të Hendbollit.

Shkak për këtë u bë veshja e tyre me pantallona të shkurtra si lojtarët meshkuj në vend të të poshtmeve bikini gjatë një ndeshjeje me Spanjën.

Së fundmi, këngëtarja amerikane, Pink është ofruar të paguajë gjobat e dhëna për skuadrën e hendbollit.

“Unë jam shumë krenare për ekipin norvegjez të hendbollit, pasi ato po protestojnë kundra rregullave tejet seksiste. Jam e lumtur që do të paguaj gjobat tuaja për ju. Vazhdoni kështu”, u shpreh Pink.

Sipas rregullores , lojtaret femra duhet të veshin “të poshtme bikini me brez të ulët dhe të ngushta pas trupit”.

Por, gjatë ndeshjes për medaljen e bronzit kundër Spanjës, vajzat norvegjeze zgjodhën një veshje krejtësisht ndryshe me pantallona të shkurtra dhe jo rastësisht, por në shenjë proteste.

Ka kohë që lojtarët e këtij sporti e quajnë uniformën denigruese dhe po ashtu “jo praktike”.

Nga ana tjetër, Federata Norvegjeze e Hendbollit deklaroi se vajza ishin të pëgatitura për gjobën dhe se duan që t’i shkojnë t’i vazhdojnë përpjekjet e tyre për të ndryshuar këto rregulla, që i cilësojnë jo të drejta.

Të këshilluara

Ndërron jetë aktori i njohur komedian

Aktori Jackie Mason, ka ndërruar jetë në moshën 93 vjecare. Shumë aktorë dhe miq të njohur të Jackie shprehën ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale.“Me të v...

16:10

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI