Flash

Flet ish-bashkëshorti i Britney Spears: ‘Familja e saj na detyruan që të ndaheshim”

Lapsi.al 25 July 2021
Flet ish-bashkëshorti i Britney Spears: ‘Familja e saj na detyruan

Martesa e Britney Spears me shokun e saj të fëmijërisë, Jason Alexander, në vitin 2004 shumë shpejt u kthye në historinë më qesharake të showbizit pasi u anulua vetëm dy ditë më vonë. Dyshja u martuan bashkë në një ceremoni në orën 5:30 të mëngjesit dhe vetëm 55 orë pasi i kishin thënë “Po, përgjithmonë” njëri-tjetrit martesa e tyre mori fund.

Tashmë që po dalin në shesh të gjitha të vërtetat e jetës së Britney Spears, ish-bashkëshorti i saj ka treguar si qëndron e vërteta për ndarjen e tyre të papritur. Ai është shprehur se ishin disa forca kontrolluese që i detyruan që ata t’i jepnin fund martesës së tyre vetëm pas 55 orësh.

Ai është shprehur se shkatërrimi i martesës së tyre duhej të merrej më seriozisht asokohe dhe pranon se ajo ishte një shenjë e asaj se çfarë do të vinte më vonë për Britney Spears.

Vetëm 4 vite më vonë, Britney u mor nën kujdestari nga babai i saj, i cili tashmë akuzohet nga këngëtarja se i ka shkatuar gjithë dëmet në jetë.

“Disa burra veshur me të zeza, së bashku me nënën e saj dhe pjesëtarë të tjerë të familjes erdhën dhe na bënë të firmosnin një dokument nën presion për t’i dhënë fund martesës. Ne nuk donim ta anulonim. Ata na gënjyen. Ajo ishte e gjitha për të kontrolluar Britney-n dhe paratë e saj.

Ajo ka jetuar një makth shumë më keq sesa çdokush mund ta imagjinojë për shumë më gjatë sesa njerëzit e kuptojnë”, është shprehur Jason Alexander.

Ai ka shtuar se familjarët e Britney-t e kanë mashtruar për t’i dhënë fund martesës, sepse sipas tyre nëse ata do të vazhdonin të qëndronin bashkë mund t’i shkatërronin karrierën Britney-t. Alexander është shprehur se arsyeja kryesore pse firmosi dokumentat ishte sepse është rritur me idenë që të rriturit duhet të respektohen dhe se atë kohë ishte një “fëmijë naiv’ që e donte marrëzisht Britney Spears.

Të këshilluara

Eva Murati së shpejti moderatore në Itali

Eva Murati, ka zbuluar se ka marrë oferta goxha tunduese nga projekte mjaft të rëndësishme në Itali. Së fundmi, për “Pushime On Top”, Eva ka rrëfyer se së shpe...

17:58

Kosova siguron dy medalje në Tokyo 2020

Lojërat Olimpike të “TOKIO 2020” kanë nisur dje, më 23 korrik dhe do të zgjasin deri më 8 gusht. Një arritje të madhe shënoi dje Kosova, pasi xhudistja Distria ...

14:43

Edi Rama krah Dua Lipës: Çfarë çike!

Kryeministri Edi Rama duket të jetë mjaft entuziast pas takimit me Dua Lipën. Përmes një statusi një Facebook kryeministri Rama shpreh lëvdatat e tij për art...

17:54

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI