Flash

Eva Murati së shpejti moderatore në Itali

Lapsi.al 24 July 2021
Eva Murati së shpejti moderatore në Itali

Eva Murati, ka zbuluar se ka marrë oferta goxha tunduese nga projekte mjaft të rëndësishme në Itali.

Së fundmi, për “Pushime On Top”, Eva ka rrëfyer se së shpejti do ta shohim në një program televiziv në shtetin fqinj.

“Gjërat në Itali po shkojnë shumë mirë, nuk duam t’i marr mësysh se besoj pak të këto. Definitivisht gjërat po shkojnë shumë mirë”, u shpreh ajo, duke konfirmuar se do ta shohim me një program televiziv.

Mirëpo, Eva preferoi të mos japë më shumë detaje.

E pyetur për “armiqësitë” e aluduara me koleget e saj, moderatorja u shpreh:

“Kam shumë miqësi me moderatoret. Nuk e kam thënë ndonjëherë këtë. Fliten lart e poshtë fjalë pa lidhje, por unë nuk kam armiqësi me asnjërën”

Më herët, Eva ka zbuluar për “Edicioni Veror” se pas dy kontratave të suksesshme, tanimë listës i është shtuar edhe një tjetër me firmën e njohur të kafesë.

“Pas kontratave zyrtare në Itali me ‘Yamamay’ dhe ‘Carpisa’, tashmë do të jem imazhi i një tjetër brandi shumë të rëndësishëm atje siç është Lavazza, kafja e famshme. Shumë shpejt do të iki atje, jo vetëm të zyrtarizoj kontratën, por do të bëj edhe një vizitë në fabrikën e Lavazzës dhe në muzeun e tyre, që mu duk shumë interesante dhe mezi po pres ta provojë si eksperiencë”, tregoi bukuroshja.

Të këshilluara

Kosova siguron dy medalje në Tokyo 2020

Lojërat Olimpike të “TOKIO 2020” kanë nisur dje, më 23 korrik dhe do të zgjasin deri më 8 gusht. Një arritje të madhe shënoi dje Kosova, pasi xhudistja Distria ...

14:43

Edi Rama krah Dua Lipës: Çfarë çike!

Kryeministri Edi Rama duket të jetë mjaft entuziast pas takimit me Dua Lipën. Përmes një statusi një Facebook kryeministri Rama shpreh lëvdatat e tij për art...

17:54

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI