Flash

Kim Kardashian suportuesja më e madhe e Kanye West

Lapsi.al 23 July 2021
Kim Kardashian suportuesja më e madhe e Kanye West

Reperi Kanye West publikoi më në fund albumin e tij të shumëpritur “Donda”, në nder të nënës së tij që nuk jeton më.

“Inaugurimin” e këtij albumi ai e mbajti në stadiumin Mercedes-Benz të Atlantës, ku u mblodhën mijëra njerëz për ta mbështetur. Dhe ashtu siç pritej, në radhën e parë të njerëzve u ul pikërisht Kim Kardashian, e cila pavarësisht divorcit vazhdon ta mbështesë njësoj ish-partnerin e saj.

Madje, ajo ndau story në Instagram duke i treguar botës se ndodhej e pranishme në eventin e babait të fëmijëve të saj, duke i duartrokitur çdo sukses siç bën gjithmonë.

Pavarësisht divorcit, dyshja ka ruajtur marrëdhënie të mira për hir të fëmijëve dhe të shumë viteve që qëndruan së bashku, ndaj s’do të na bëjë fare çudi nëse në një të ardhme bashkohen sërish. Një nga këngët e albumit të West, “Welcome To Life” besohet se i dedikohet ndarjes së tij nga Kim Kardashian. Sipas disa raportimeve, reperi shpërtheu në lot në një festë të organizuar për albumin gjatë kohës që u vendos kënga “Welcome to my life”.

Teksti i këngës prek divorcin e tij me Kim Kardashian, dështimin për të konkurruar si President i SHBA-ve etj. Në këngën në fjalë Kanye e përshkruan shtëpinë në të cilën ka jetuar me Kim si një “burg”.

“Është në këngë shumë e thellë, e trishtë për Kanye, në të cilën ai reflekton për martesën me Kim. Ai flet për fëmijët dhe përmend atë që merr gjithçka. Pasi luajti këtë këngë, ai ndali për 2 minuta dhe qau. Ishte shumë i zymtë”, është shprehur një burim për “The Sun”.

Të këshilluara

Brenda pushimeve luksose të Tom Cruise

Tom Cruise është një ndër aktorët më të dashur për publikun e si i tillë ia lejon vetes disa lukse. Sipas mediave të huaja, ai po shijon disa ditë të mira pu...

10:06

Megan Fox: Përse kam hequr dorë nga alkoli

Megan Fox ka hequr dorë përfundimisht nga alkooli pasi la një gafë të madhe në “Golden Globes” në vitin 2009. Ajo ka treguar në një intervistë të dhënë së fundm...

12:11

Çpo ndodh mes Erik Lloshit dhe Don Xhonit

Erik Lloshi është një ndër artistët më në zë të skenës muzikore shqiptare. Së fundmi ai ka publikuar projektin më të ri muzikor, për të cilin ka folur në “Rtv O...

11:03

Jepet vendimi për Fjolla Morinën

Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar masën e sigurisë 40 ditë paraburgim për Fjolla Morinën me dyshimin për trafikim me armë dhe arratisje nga vendi i para...

16:39

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI