Flash

Vihet në pranga futbollisti i Premiere League, akuzohet për pedofili

Lapsi.al 21 July 2021
Vihet në pranga futbollisti i Premiere League, akuzohet për pedofili

“Premier League” në Angli është përfshirë nga një skandal pasi nga mediat raportohet se një futbollist i Everton është arrestuar pas akuzave për pedofili. Bëhet fjalë për për Gylfi Sigurdsson, mesfushori 31-vjeçar i Islandës.

Futbollisti u shoqërua nga policia në shtëpinë e tij nga Greater Manchester Police dhe më pas do të lirohej me kusht pas marrjes në pyetje.

Së fundmi, klubi njoftoi se pezulloi një nga lojtarët e tij në pritje të përfundimit të hetimeve, por nuk e zbuloi identitetin e tij për arsye ligjore.

Lajmi mori dhenë dhe “The Mirror” zbuloi se futbollisti luan rregullisht për kombëtaren e vendit të tij dhe është 31 vjeç. Media prestigjioze nuk u mjaftua me kaq dhe tregoi se futbollisti ishte thirrur për një ndehsje miqësore të premten dhe se bashkëshortja e tij fshiu profilet e saj nga rrjetet sociale në orët e fundit. Të gjitha detajet çuan në emrin e Sigurdsson, gjë që u mbështet edhe mga mediat islandeze.

“Gjatë kontrolleve në shtepinë e tij u gjetën objekte të ndryshme rrëmbimi dhe se lojtari u mor në pyetje në lidhej me krime shumë të rënda ndaj një të mituri”, thanë burimet brenda Policisë.

Lojtari u la i lirë me kusht pas marrjes në pyetje, në pritje të hetimit të mëtejshëm, bëjnë me dije mediat britanike.

Të këshilluara

Halsey bëhet nënë për herë të parë

Në muajin janar këngëtarja e hitit “Without Me”, Halsey, i surprizoi të gjithë me një lajm shumë të bukur. Ajo zbuloi se është shtatzënë dhe shumë shpejt do të ...

10:35

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI