Flash

Jennier Lopez e kujdesshme në lidhje me Ben Affleck

Lapsi.al 21 July 2021
Jennier Lopez e kujdesshme në lidhje me Ben Affleck

Jennifer Lopez ka vendosur që këtë herë t’i hedhe hapat me kujdes në dashuri. Burime shumë të afërt të Jennifer thonë se ajo ndihet tashmë shumë e lumtur përkrah Ben Affleck, por nuk dihet ende gati për të folur publikisht për lidhjen e tyre e as për të marrë ndonjë vendim të madh.

“Ata janë përfshirë shumë me njëri-tjetrin”, ka thënë një burim për “E! News”, teksa ka shtuar se nuk duhet të presim për ndonjë martesë në të ardhmen e afërt, sepse dyshja nuk dëshirojnë të nxitohen me veprime ligjore.

Ben dhe Jennifer, që ka vetëm pak muaj që është ndarë nga Alex Rodriguez, kanë rënë dakord që të mos martohen sërish. Burimet pranë tyre thonë se ata ndajnë të njëjtat mendime dhe nuk e shohin si diçka të nevojshme një fejesë apo martesë.

“Ata janë ingranuar shumë në jetën e tyre dhe në familje, por nuk ndjejnë nevojën për t;u fejuar ende apo për tu martuar. Ata kanë qenë të dy të martuar dhe nuk e shohin si diçka të domosdoshme. Ata të dy janë shumë të sigurt në marrëdhëniet e tyre dhe Ben e adhuron atë. Kjo lidhje është e thënë të ndodhi dhe të gjithë rreth tyre mendojnë se ata janë një dyshe perfekte”, ka thënë burimi.

Të këshilluara

Jepet vendimi për Fjolla Morinën

Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar masën e sigurisë 40 ditë paraburgim për Fjolla Morinën me dyshimin për trafikim me armë dhe arratisje nga vendi i para...

16:39

Çpo ndodh mes trekëndëshit Kim-Kanye-Irina

Para disa ditësh u raportua se Kanye West dhe Irina Shayk ishin ndarë, pa e nisur mirë marrëdhënien mes tyre. Burime të sigurta për “Page Six” treguan se reperi...

12:52

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI