Flash

Hailey Bieber flet për thashethemet e shtatëzanisë

Lapsi.al 21 July 2021
Hailey Bieber flet për thashethemet e shtatëzanisë

Justin Bieber po shijon ditët e nxehta të verës së bashku me bashkëshorten e tij, Hailey Bieber. Ajo që mori vëmendjen e të gjithëve në këto momente relaksi të këngëtarit ishte një foto e tij e publikuar në “Instagram” më të cilën ngjalli dyshimet e të gjithëve.

“Mami dhe babi”, shkroi ai në foton me Hailey-n dhe rrjeti po “ziente” nga dyshimet se dyshja do të bëhen prindër për herë të parë.

Pasi ky lajm mori dhenë, Hailey vendosi që t’I jepte fund thashethemeve.

“Mendoj se duhet ta ndryshosh këtë titull në Mami dhe Babi i Qenit para se dikush ta keqkuptojë”, shkroi ajo.

Kujtojmë se dyshja u kurorëzuan me martesë në vitin 2018-të. Asokohe të dy ata ishin shumë të rinj në moshë për të marrë një vendim aq të madh për jetën, ndaj u komentuan gjerë e gjatë për këtë fakt.

Më herët, Hailey ju është përgjigjur të gjithë skeptikëve për martesën e tyre në moshë të hershme dhe ka treguar se çfarë i shtyu të dy të shkonin drejt celebrimit. Kur vendosën të martoheshin Hailey ishte vetëm 21 vjeçe, ndërsa Justin 24.

Të këshilluara

Çpo ndodh mes trekëndëshit Kim-Kanye-Irina

Para disa ditësh u raportua se Kanye West dhe Irina Shayk ishin ndarë, pa e nisur mirë marrëdhënien mes tyre. Burime të sigurta për “Page Six” treguan se reperi...

12:52

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI