Flash

Çfarë do të përmbajë libri i Prince Harry dhe a duhet të shqetësohet pallati Windsor?

Lapsi.al 21 July 2021
Çfarë do të përmbajë libri i Prince Harry dhe a duhet

Princ Harry po shkruan një libër për jetën e tij, i cili sipas disa raportimeve do të tronditë familjen mbretërore. Mirëpo ato çfarë janë shkruar në media duket se nuk janë të vërteta, sepse princi ka folur më herët me mbretërinë për këtë libër.

Një zëdhënës i Dukës së Sussex ka treguar se Harry ka bërë së fundmi një bisedë në privatësi të plotë me familjen e tij për librin. Zëdhënësi është shprehur se nëse nuk do e bënte këtë gjë, ai nuk do të kishte marrë leje për një projekt të tillë nga Pallati Mbretëror.

Shtëpia botuese “Pengiun Random House” njoftoi ditën e hënë se Harry po punon me ta për publikimin e librit të tij. Sipas një deklarate për shtyp, Harry pritet të tregojë për herë të parë gjithë eksperiencat, aventurat, humbjet dhe mësimet e jetës që e kanë ndihmuar të bëhet ky që është sot.

“Unë jam duke e shkruar këtë libër jo si princi që kam lindur, por si njeriu që jam bërë. Unë kam veshur shumë kapele gjatë viteve, literalisht dhe në mënyrë figurative, dhe shpresa ime është që në tregimin e historisë sime – gabimet, mësimet e marra – unë mund të ndihmoj të tregoj se pavarësisht se ku vijmë nga, kemi më shumë gjëra të përbashkëta sesa mendojmë”, është shprehur Harry në një deklaratë.

Libri, aktualisht pa titull, thuhet se është shkruar pothuajse plotësisht dhe pritet të botohet në fund të vitit 2022. Thuhet se marrëveshja me shtëpinë botuese Penguin Random House kap vlerën e 20 milionë dollarëve. Kjo shifër nuk është konfirmuar ende, por mendohet se Harry do t’i dhurojë të ardhurat për bamirësi.

Të këshilluara

Jepet vendimi për Fjolla Morinën

Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar masën e sigurisë 40 ditë paraburgim për Fjolla Morinën me dyshimin për trafikim me armë dhe arratisje nga vendi i para...

16:39

Çpo ndodh mes trekëndëshit Kim-Kanye-Irina

Para disa ditësh u raportua se Kanye West dhe Irina Shayk ishin ndarë, pa e nisur mirë marrëdhënien mes tyre. Burime të sigurta për “Page Six” treguan se reperi...

12:52

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI