Flash

Përfundon me sukses mbërritja e Jeff Bezos në hapësirë

Lapsi.al 20 July 2021
Përfundon me sukses mbërritja e Jeff Bezos në hapësirë

Siç ishte parashikuar edhe më herët, miliarderi Jeff Bezos ka përfunduar me sukses një udhëtim prej 11 minutash në hapësirë.

Në një kapsulë të prodhuar nga kompania e tij 'Blue Origin' janë nisur Bezos, vëllai i tij, një adoleshent 18-vjeçar dhe dy persona të tjerë.

“Ta shohësh Tokën nga hapësira, është një gjë që ju ndryshon. Ju ndryshon marrëdhënien tuaj me këtë planet, me njerëzimin”,- tha Bezos për kanalin televiziv CBS.

Bezos ka themeluar kompaninë e tij hapësinore Blue Origin në vitin 2000, për të zhvilluar turizmin e fluturimit hapësinor.

Blue Origin pritet të nisë shitjen e biletave shpejt pas fluturimit të Bezos, por kompania nuk e ka zbuluar ende koston e një udhëtimi.

Të këshilluara

Halsey bëhet nënë për herë të parë

Në muajin janar këngëtarja e hitit “Without Me”, Halsey, i surprizoi të gjithë me një lajm shumë të bukur. Ajo zbuloi se është shtatzënë dhe shumë shpejt do të ...

10:35

Dhurata Dora dhe Noizy vijnë me duet

Dhurata Dora dhe Noizy duket të jenë në përgatitje e sipër të bashkëpunimit muzikor që do ta sjellin në një të ardhme të afërt. Dueti i Dhuratës me Gims, “On...

17:59

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI