Flash

Kënga kushtuar Kim Kardashian përlot Kanye West

Lapsi.al 20 July 2021
Kënga kushtuar Kim Kardashian përlot Kanye West

Kanye West ka organizuar së fundmi një festë për të dëgjuar albumin e tij më të ri dhe në të luajti një këngë, në të cilën përshkruan martesën me Kim Kardashian. Sipas disa raportimeve, reperi shpërtheu në lot në festë gjatë kohës që u vendos kënga “Welcome to my life”, e cila thuhet se flet për problemet në jetën e tij personale.

Teksti i këngës prek divorcin e tij nga Kim Kardashian, dështimin për të konkurruar si President i SHBA-ve etj. Në këngën në fjalë Kanye e përshkruan shtëpinë në të cilën ka jetuar me Kim si një “burg”.

“Është në këngë shumë e thellë, e trishtë për Kanye, në të cilën ai reflekton për martesën me Kim. Ai flet për fëmijët dhe përmend atë që merr gjithçka. Pasi luajti këtë këngë, ai ndali për 2 minuta dhe qau. Ishte shumë i zymtë”, është shprehur një burim për “The Sun”.

Festa e organizuar nga Kanye West u mbajt për publikimin e albumit të tij të 10-të, që titullohet Donda, në nder të nënës së tij të ndjerë. Kjo festë u mbajt në Vegas dhe thuhet se albumi do të publikohet ditën e premte. Albumi do të mbajë edhe disa fragmente nga nëna e Kanye-s, e cila ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare në vitin 2007.

Të këshilluara

Dhurata Dora dhe Noizy vijnë me duet

Dhurata Dora dhe Noizy duket të jenë në përgatitje e sipër të bashkëpunimit muzikor që do ta sjellin në një të ardhme të afërt. Dueti i Dhuratës me Gims, “On...

17:59

Antonio Banderas, pjesë e "Indiana Jones 5"

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se aktori Antonio Banderas do të jetë pjesë e  filmit të ri "Indiana Jones 5". Pjesë e kastit të aktorëve do të jenë:...

14:36

Ndërron jetë aktori Tom O'Connor

Aktori i humorit Tom O'Connor ka ndërruar jetë në moshë 81 vejcare. Lajmi u konfirmua nga djali i tij Steve Finan O'Connor i cili tregoi se aktori  vdiq në s...

14:26

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI