Flash

Flet avokati i Fjolla Morinës: ‘E arrestuan në mënyrë ç’njerëzore’

Lapsi.al 20 July 2021
Flet avokati i Fjolla Morinës: ‘E arrestuan në mënyrë

Këngëtarja Fjolla Morina përfundoi në prangat e policisë ditën e djeshme pas arratisjes prej disa muajsh. Morina u arrestua mëngjesin e djeshëm, pasi u has nga policia në dyqanin e saj në lagjen Emshir të kryeqytetit të Kosovës.

Lidhur me këtë ngjarje ka folur për herë të parë edhe avokati i Fjolla Morinës, Fanol Krasniqi. Ai ka treguar se Fjollës i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa të mërkurën do të dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake.

“Fjolla gjendet në masën e ndalimit sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Masë kjo me afat prej 48 orësh. Të mërkurën më datë 21.07.2021 e kemi seancën dëgjimore lidhur me praninë e të pandehurit gjatë procedurës së ekstradimit. Dmth të mërkurën seancë dëgjimore se a mundet Fjolla Morina të arratistet nga procedura e ekstradimit apo jo”.

Ai ka bërë të ditur se Prokuroria ka kërkuar ekstradimin e saj në Shqipëri, por që ata nuk kanë marrë asnjë dokumentacion për këtë kërkesë.

“Fjolla Morina akuzohet për vepra penale “Trafikim me armë”, por ne nuk kemi kurrëfarë dokumentacioni apo urdhërese lidhur me këtë ndalim, kërkesat besoj do i marrim të mërkurën gjatë seancës dëgjimore. Vlen të theksojmë se kundër Fjolla Morinës nuk është vendimi i formës së prerë, Gjykata e Kuksit Fjolla Morinës i ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 vite. Kundër atij vendimi avokati i Fjolla Morinës ka paraqitur ankesë në Gjykatën e Shkodrës edhe ky vendim prej 6 vitesh nuk është vendim i ekzekutueshëm.

Ne nuk kemi informacion se mbi cilin vendim apo mbi cilën urdhëresë kërkohet ekstradimi i Fjolla Morinës ku ndaj saj nuk ekziston një vendim i formës së prerë”.

Krasnqi ka shtuars e Fjolla është arrestuar në mënyrë çnjerëzore, sepse nuk është thirrur paraprakisht që të paraqitet në Polici në lidhje me kërkesën e Shqipërisë.

“Fjolla Morina është arrestu në mënyrën më çnjerëzore të mundshme, pasi që te njejtes i dihet adresa e banimit, madje e njejta ka edhe nenshtetesi. Fjolla Morina nuk është thirrë paraprakisht që të intervistohet apo ti tregohet arsyeja e arrestimit. Ajo është arrestu para të gjithë lagjes.Ajo nuk pranoi asnjë urdheresë. Vetëm verbal “Kemi urdhëresë prej shtetit të Shqipërisë se është kërku ekstradimi për veprën të cilën je shpall fajtor”.

Të këshilluara

Halsey bëhet nënë për herë të parë

Në muajin janar këngëtarja e hitit “Without Me”, Halsey, i surprizoi të gjithë me një lajm shumë të bukur. Ajo zbuloi se është shtatzënë dhe shumë shpejt do të ...

10:35

Dhurata Dora dhe Noizy vijnë me duet

Dhurata Dora dhe Noizy duket të jenë në përgatitje e sipër të bashkëpunimit muzikor që do ta sjellin në një të ardhme të afërt. Dueti i Dhuratës me Gims, “On...

17:59

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI