Flash

U shpall në kërkim ndërkombëtar/ Arrestohet në Prishtinë Fjolla Morina

Lapsi.al 19 July 2021
U shpall në kërkim ndërkombëtar/ Arrestohet në

Arrestohet këngëtarja Fjolla Morina. Lajmin e ka bërë të ditur burime pranë Telegrafi. Gjithashtu ato mësojnë se Fjolla Morina është arrestuar në lokalin që ka në pronësi në Prishtinë.

Prej kohësh Fjolla Morina ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Kjo vjen si pasojë e një arrestimit të saj vitin e kaluar në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, ku ajo u kap me dy pistoleta në makinën e saj, shoqëruar nga dy persona të tjerë.

Morina u mbajt në arrest shtëpiak në Kukës për një muaj, ndërkohë vetëm në prill të këtij viti Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka depozituar vendimin për shpalljen në kërkim ndërkombëtar.

Ajo u dënua në 25 mars nga Gjykata e Kukësit me 9 vite burgim, që pas zbritjes së 1/3 prej gjykimit të shkurtuar u bënë 6 vjet.

Të këshilluara

Billie Eilish: Më vjen turp nga vetja

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Vogue Australia”, Billie Eilish ka treguar se ndjehet shumë keq për disa veprime të së shkuarës. Ajo ka treguar se çfa...

10:01

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI