Flash

Rita Ora nuk di të bëj asgjë, çfarë thotë shoku i ngushtë i këngëtares për të

Lapsi.al 19 July 2021
Rita Ora nuk di të bëj asgjë, çfarë thotë shoku

Të dukesh aq bukur sa Rita Ora kërkon shumë punë dhe kohë, aq sa këngëtarja ka bërë edhe një “gafë “ të madhe disa vite më parë. Një nga miqtë e Rita Orës, Nick GrimShaw ka zbuluar se Rita ka humbur natën e ndërrimit të viteve vetëm sepse nuk arriti të bëhej gati në kohë.

Nick rrëfeu se asokohe Rita nuk kishte me vete skuadrën e saj që mund ta ndihmonte me rregullimin e flokëve apo grimin. Grimmy, që ishte pjesë e jurisë së X Factor së bashku me Ritën në vitin 2015-të, tregoi:

“Kur përfundova X Factor një grup me 12 veta shkuam me pushime në Miami dhe erdhi edhe Rita Ora. Në mbrëmjen e Vitit të Ri unë isha si DJ në festë. Rita nuk dukej asgjëkundi dhe erdhi në festë në orën 2 të mëngjesit. Nuk arriti të ishte e pranishme në natën e ndërrimit të viteve dhe tha më pas ‘Më vjen keq. M’u desh shumë kohë të bëhesha gati’”.

Ai ka shtuar se Rita Ora, si shumë personazhe të tjerë të famshëm nuk di të bëjë asgjë, sepse është mësuar të ketë gjithçka gati nga të tjerët.

“Ishte shumë gallatë të shkoje me pushime me Ritën. Ajo nuk di të bëj asgjë.

Duke qenë se është një yll, çdo gjë duhet të bëhet gati nga të tjerët, sepse ajo është shumë e zënë. Nuk është vetëm ajo kështu, të gjithë yjet e popit nuk dinë as s’i të vendosin një ibrik. Duhet t’i shkruajnë dikujt ‘Dua të shkoj për drekë më vonë’, më pas dikush tjetër do telefonojë dikë tjetër”, ka treguar ai.

Të këshilluara

Billie Eilish: Më vjen turp nga vetja

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Vogue Australia”, Billie Eilish ka treguar se ndjehet shumë keq për disa veprime të së shkuarës. Ajo ka treguar se çfa...

10:01

Ndërron jetë Biz Markie

Këngëtari Biz Markie  ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare. Lajmi u konfirmua për fansat nga përfaquesi i tij por pa zbuluar shkakun e vdekjes.“Me një trish...

11:16

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI