Flash

Netflix, jo vetëm filma por dhe lojëra në platformë

Lapsi.al 19 July 2021
Netflix, jo vetëm filma por dhe lojëra në platformë

Netflix planifikon të fitojë shikues të rinj duke zgjeruar shtrirjen e kompanisë në një audiencë tjetër: ata që luajnë video-lojëra. Shumë shpejt platforma do të ketë edhe një seksion që do të ofrojë shërbimin e video-games.

Edhe lojërat elektronike do të paraqiten si një shërbim streaming i rregullt i ofruar nga kompania, por edhe si një  "zhanër i ri programimi". E gjithë kjo ide filloi kur Netflix punësoi Mike Verdu si nënkryetar të zhvillimit të lojërave në Netflix. Verdu më parë ka punuar për Electronic Arts Inc. dhe Facebook, duke krijuar lojëra të tilla si Plants vs. Zombies dhe lojërat mobile Sims.

Kjo risi në zgjerimin e biznesit të kompanisë është përpjekja e Netflix për të mbetur si shërbimi kryesor i transmetimit për të gjitha llojet e argëtimit dhe për të rritur numrin e të abonuarve në platformë, një numër që është ngadalësuar për shkak të shumë konkurrentëve të Netflix.

Sipas ekspertëve, do jetë "interesante të shihet si përfshirja e Netflix në industrinë e lojërave do të trondisë industrinë, konkurrentët apo do bëjë që dhe shërbimet e tjera transmetuese të përpiqen të ndjekin hapat e tyre.

Të këshilluara

Antonio Banderas, pjesë e "Indiana Jones 5"

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se aktori Antonio Banderas do të jetë pjesë e  filmit të ri "Indiana Jones 5". Pjesë e kastit të aktorëve do të jenë:...

14:36

Ndërron jetë aktori Tom O'Connor

Aktori i humorit Tom O'Connor ka ndërruar jetë në moshë 81 vejcare. Lajmi u konfirmua nga djali i tij Steve Finan O'Connor i cili tregoi se aktori  vdiq në s...

14:26

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI