Flash

Britney Spears del kundër babait dhe motrës: Më kanë vrarë ëndrrat

Lapsi.al 19 July 2021
Britney Spears del kundër babait dhe motrës: Më kanë

Britney Spears ka rrëfyer së fundmi  raportin që ka me familjarët dhe përfshirjen e tyre në karrierën e saj.

Përmes rrjetit social, Instagram, Britney ka postuar një shprehje dhe poshtë  ka shkruar sesi  babai i saj, Jamie Spears e ka kontrrolluar gjithmonë.“Shikoni, nuk do të performoj në asnjë skenë këto kohë, sepse babai im vendos si do vishem, çfarë do të them, çfarë do bëj apo mendoj. E kam bërë këtë gjë për 13 vitet e fundit. Më mirë të publikoj video nga dhoma ime e ndenjes se sa në skenat në Vegas.Dhe nuk do të bëj më grim të rëndë. Nuk do të këndoj më në skenë miksimet e këngëve të mia dhe të lutem që të më vendosin këngët e reja në spektaklin tim për fansat e mi", është shprehur këngëtarja.Gjithashtu ajo ka zbuluar se nuk i ka pëlqyer  fakti që motra e saj vendosi një miksim në vend të këngës së saj origjinale gjatë Icon Award në vitin 2017. “Nuk më pëlqen që motra ime u shfaq në një spektakël dhe performoi këngët e mia të miksuara! I ashtuquajturi sistem i mbështetjes më ka lënduar thellë. Kjo kujdestari më ka vrarë ëndrrat… kështu që e gjitha çfarë kam është shpresa dhe shpresa është gjëja e vetme në këtë botë që nuk vritet lehtë… edhe pse njerëzit tentojnë ende ta bëjnë”, ka treguar Spears.

 

 

Të këshilluara

Billie Eilish: Më vjen turp nga vetja

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Vogue Australia”, Billie Eilish ka treguar se ndjehet shumë keq për disa veprime të së shkuarës. Ajo ka treguar se çfa...

10:01

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI