Flash

Lungomare, një protestë luksi?

Lapsi.al 19 July 2021
Lungomare, një protestë luksi?
Në mbrëmjen e vonët të së dielës rrjeti u përfshi nga një valë videosh dhe titujsh që pasqyronin protestën zhurmëmadhe të pronareve të bizneseve përgjatë lungomares në Vlorë. Nën tingujt e himnit të flamurit, që e lëshuan të gjithë njëkohësisht në momentet e fillimit të orës policore, me një provokim tipik nga ato që vetëm një karakter vlonjati mund të prodhojë, ata u përplasën me policinë duke kërkuar shfuqizimin e masave anti covid. Incidentet që shpërthyen në mes të shëtitores, në sytë e të gjithë pushuesve, vazhduan më pas edhe para drejtorisë së policisë, për të liruar tre nga pjestarët e protestës. Ata kërkonin çlirimin e biznesit të tyre nga oraret kufizuese, vijimin normalisht të punës pas një krize të zgjatur nga pandemia dhe këtë, si gjithmonë në këto anë, e bënë me potere dhe në një mënyrë të atillë që të rezononte në mbarë vendin. Lexo me tej:

Incident në Vlorë, pronarët e lungomares vënë njëkohësisht himnin e flamurit, përplasen me policinë

Aq i fortë qe reagimi, aq befasuese forma e zgjedhur dhe aq e beftë shpërndarja e saj, sa me siguri shumëkush ka pyetur: ore vallë këta janë të parët që duhet të ngrenë zërin? Po ta shikosh në pamje të parë, pronarët e bareve, restoranteve dhe klubeve të natës të lungomares kanë më pak arsye se kushdo të protestojnë. Nëse ka vërtet një dhuratë dinjitoze që kjo qeveri i ka bërë qytetarëve të saj, ajo është zona nga skela tek tuneli në Vlorë. Falë edhe investimeve të tyre, falë cilësisë më të cilën është ndërtuar kryesisht përballë bregut të detit, zona e lungomares shpesh të krijon imazhin sikur gjendesh diku përgjatë rivierës franceze. E natyrisht, përfituesit kryesor të gjithë kësaj janë ata që kanë ngritur bizneset e tyre aty, duke thithur shumë më tepër klientelë. Krahasuar me dikë që ka hapur ta zëmë një bujtinë në Theth e që i pret turistët me frikën në zemër se mos mbeten pa drita, apo mos i sosin në destinacion me goma të shklyera, bizneset e lungomares janë të privilegjuar. Protesta e tyre ngjan një kapriço luksoze dhe ata duken si të fundit që duhet të dalin në rrugë. Po shpesh ky lloj arsyetimi çalon dhe ajo që ndodhi të dielën në mbrëmje në Vlorë është ilustrimi më tipik. Ajo dëshmon se pavarësisht nga një mirëqenje relative, pavarësisht ndonjë avantazhi ekonomik, njeriu është një qenie që revoltohet përballë pabarazisë, arbitraritetit, dhe absurdit që gëlon në xhungla ku disa kafshë janë më të barabarta se të tjerat. Një pronar lokali në shëtitoren e rilindur të Vlorës vërtet mund të jetë shumë më i privilegjuar se të singjashmit e tij kudo në Shqipëri, por mendja e tij e ka të pamundur të perceptojë se përse lokali i tij duhet mbyllur në darkë, ndërsa orgjitë me mijra vetë që organizon Veliaj në krah të Kimit dhe Sorecës, në sheshin e Tiranës, nuk përbëkan rrezik për përhapjen e virusit.

Sot kanë paralajmëruar mbyllje të bizneseve, pronarët e lokaleve në Vlorë kundër orës policore

Ai nuk i jep dot shpjegim faktit se përse disa kilometra më larg, në Dhermi, muzika vazHdon disa fundjava deri vonë dhe në të tjera, kur atje shkon të pushojë Rama me familjen, ajo ndërptitet me polici. Ai e ka të pamundur ti kuptojë masat shtrënguese kur tashmë Shqipëria është bërë një han pa porta, ku gjithkush mund të hyjë edhe i pa vaksinuar, madje dhe pa test. Ai duhet të stëmundohet që të besojë udhëzimet e një komiteti teknik ekspertësh, pasi e ka parë këtë të fundit me brekë nëpër këmbë, duke u përdorur si një mashë elektorale. Natyrisht të gjithë shkenctarët dhe ekspertët në botë na paralajmërojnë se jemi larg ndarjes përfundimtare me virusin, se vigjilenca nuk duhet ulur dhe se kthimi në kohët para covidit akoma nuk ka trokitur. Ende duhet të vazhdojmë të bëjmë kujdes nëse nuk duam të kemi një valë të re në vjeshtë falë përhapjes së variantit Delta.  Por, ama ky objektiv nuk arrihet me standarte të dyfishta, politika të çakorduara dhe urdhra absurdë. 

Zgjatet me një orë lejimi i muzikës/ Rama: Lungomare s’ka muzikë, por ndotje akustike

Protestuesit e bizneseve të lungomares janë viktima të kësaj kakofonie. Zemërimi i tyre është pasojë e politikave dhe qëndrimeve jo koherente. Prandaj rebelimi i tyre, pavarësisht se si duket nga jashtë, nuk është një revoltë luksi. Ai vjen si nevojë e thirrjes për dinjitet, respekt dhe trajtim të barabartë. Gjithkush ka nevojë për to edhe nëse është pak më i avantazhuar ekonomikisht se të tjerët. Por në një shtet ku ligji nuk pi ujë, para atij që e ka në dorë atë, kjo me sa duket është e pamundur.  ©Lapsi.al

Të këshilluara

Dy “nonat” e informalitetit

Nga Boiken Abazi Gruaja 77 vjeçare që shiste produktet bujqësore në rrugët e Tiranës dhe kapi vëmendjen e mediave dhe publikut, e kishte përmbysur vetë karr...

14:57

Edhe në BE do na fusë Erdogani

Vetëm dy ditë pasi kryeministri Rama bënte humor në Greqi, duke thënë se vendi ynë do të pranohej në Europë, atëherë kur kryesimin e BE ta merrte Turqia, ambasa...

15:22

SPAK, shpresë ASPAK

Të gjithë kryqtarët e reformës në drejtësi, të cfilitur nga gropat dhe dështimet e gjashtë vjeçare të asaj që u propogandua si fundi i erës së pandëshkueshmëris...

18:41

Legenosja e ambasadorëve

Disa seli diplomatike në Tiranë, përfshirë edhe atë të BE e OSBE, u rekën më kot të vinin pak makiazh mbi fytyrën autoritariste të regjimit liberticid të rilind...

18:45

Shpirtrat e vdekur nga virusi i pushtetit

Kohët e fundit e kam provuar shpesh që në biseda me njerëz jo shumë të informuar për atë që ndodh, gjysëm me provokim dhe gjysëm për testim, t’iu hap temën e vd...

16:24

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI