Flash

Britney Spears, mesazh të afërmve të saj : Ku ishit kur kisha nevojë?

Lapsi.al 18 July 2021
Britney Spears, mesazh të afërmve të saj : Ku ishit kur kisha

Së fundmi këngëtarja Britney Spears u dërgoi publikisht një mesazh të gjithë të afërmve të saj të cilët ofruan mbështetjen e tyre për cështjen e kujdestarisë.

Përmes rrjetit të saj social,Instagram, Britney publikoi një shprehje:"Asnjëherë mos i harro personat që nuk të ndihmuan kur kishe nevojë dhe ata që ofruan ndihmën e tyre pa ia kërkuar". Poshtë kësaj thënie ,ajo ka shkruar se të gjithë personat që tani po e mbështesin publikisht nuk e kanë ndihmuar kur këngëtarja ishte në vështirësi."Nuk ka asgjë më të keqe se një situatë kur të dashurit tuaj, të cilët kurrë nuk kanë qenë atje për ju, papritmas flasin dhe ju japin mbështetje publike. Nuk ka asgjë më të keqe se kaq! Si guxojnë të thonë ndonjë gjë? A u përpoqën madje të më ndihmonin atëherë kur më duhej shumë? Si mund të thuash vetëm tani publikisht sa të intereson? Pse nuk më dha një dorë ndihme kur isha duke u mbytur? ", shkruajti Spears në postim.Nuk është e qartë se kujt po i drejtohet këngëtarja, por ndjekësit e saj kanë komentuar se mesazhi  është për motrën e saj Jamie Lynn Spears, e cila shkroi për situatën në Instagram në fillim të këtij muaj.

 

Të këshilluara

Ndërron jetë Biz Markie

Këngëtari Biz Markie  ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare. Lajmi u konfirmua për fansat nga përfaquesi i tij por pa zbuluar shkakun e vdekjes.“Me një trish...

11:16

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI