Flash

Si rrallë herë Naomi Campbell publikon foton e vajzës

Lapsi.al 17 July 2021
Si rrallë herë Naomi Campbell publikon foton e vajzës

Në muajin maj, Naomi Campbell, zbuloi se ishte bërë nënë për herë të parë. Modelja ndau në Instagram një foto të këmbës së vazjës dhe i dedikoi disa fjalë shumë të ëmbla.

“Një bekim i bukur i vogël më ka zgjedhur mua që të jem nëna e saj. Jam e nderuar që kam këtë shpirt të pastër në jetën time. Nuk ka fjalë për ta përshkruar lidhjen e përjetshme që unë ndaj tashmë me ty engjëlli im i vogël. Nuk ka dashuri më të madhe”, shkroi modelja 50-vjeçare.

Ajo është treguar shumë e rezervuar për këtë pjesë dhe nuk ka zbuluar më tepër detaje nga vajza. Mirëpo për një rast shumë të veçantë, modelja ka publikuar si rrallëherë një foto të vajzës së saj. Në kujtim të Gianni Versace, ajo ka publikuar një foto të vogëlushes, e cila shihet e veshur me një body të markës së famshme. Naomi ja ka mbuluar fytyrën të voglës, duke ruajtur deri në fund privatësinë e saj.

Të këshilluara

Machine Gun Kelly, fans i zjarrtë i aktores

Së fundmi mediat e huaja kanë raportuar se  këngëtari Machine Gun Kelly ka qenë fans dhe e ka adhuruar partneren e tij,aktoren Megan Fox. Ky fakt është pohuar ...

14:14

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI