Flash

Babai i Amy Winehouse:Fantazma e saj më vizitoi dhe u ul mbi shtrat

Lapsi.al 16 July 2021
Babai i Amy Winehouse:Fantazma e saj më vizitoi dhe u ul mbi shtrat

Babai i Amy Winehouse, së fundmi ka shokuar fansat me deklaratën e tij.

Mitch ka zbuluar se shpirti i të bijës e ka vizituar 3 vite më parë. Teksa ka folur mbi vdekjen e këngëtaress, Mitch ka treguar se vazhdon ta ndjejë ende prezencën e saj rrotull vetes dhe madje e ka ndjerë se ajo i është ulur njëherë mbi shtrat.Gjithashtu ai ka rrëfyer se këtë gjë e ka konfirmuar më vonë edhe një nga një person që ka fuqi telepatike.“3 vite më parë, po qëndroja në apartamentin e Amy-t dhe ndjeva se diçka po hynte nga dritarja dhe hyri pas shpinës sime. Mu duk sikur dikush më vendosi një furçë dhëmbësh elektrike në kurriz.Ndjenja ishte shumë dramatike, por ishte një ndjenjë shumë e dashur. Pashë orën dhe ishte 5.02 e mëngjesit. Më zuri paniku se po pësoja një krizë ose sulm në zemër, por më pas u qetësua.Më vonë vizitova një grua dhe ajo më tha ‘Amy erdhi për të të parë. Ishte ora 5.02 e mëngjesit.’ I shpjegova asaj se çfarë ndjeva dhe ajo më tha ‘Ajo ka qenë energjia e Amy-t’. Unë e ndjej atë gjatë gjithë kohës dhe e di se dhe Janis e ndjen. Djali im më ka thënë se e ka parë në një dritë të zbehtë blu. Të gjithë ne e ndjejmë prezencën e saj”,  u shpreh babai.Më 23 korrik do të publikohet një dokumentar i “BBC’, që mban titullin “Reclaiming Amy”, 10 vite pasi mjekët e gjetën të vdekur në shtëpinë e saj në moshën 27-vjeçare.

Të këshilluara

Iggy Azalea tërhiqet nga muzika

Iggy Azalea po bën një hap prapa nga muzika për t’u përqëndruar në ‘projekte të tjera krijuese’. Reperja 31-vjeçare me famë botërore, e njohur më shumë për h...

10:36

Kourtney Kardashian fejohet me Travis Barker

Kourtney Kardashian është fejuar me  partnerin e saj Travis Barker . Burime të afërta kanë treguar për mediat se Travis  i ka propozuar Kourtney-t  në Las Ve...

16:04

Aktorja flirton hapur me Leonardo DiCaprio

Drew Barrymore flirtoi me Leonardo DiCaprio-n në Instagram, duke e quajtur atë “të nxehtë”, ndërsa komentonte në një postim në lidhje me ndryshimin e klimës."Ti...

15:40

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI