Flash

Kim Kardashian dhe jeta pas karantinës, çfarë ndodhi me yllin e Hollywood

Lapsi.al 15 July 2021
Kim Kardashian dhe jeta pas karantinës, çfarë ndodhi me yllin e

Kim Karadshian ka folur hapur për ankthin në serialin e famshëm të familjes “KUWTK”. Ylli i televizionit ka treguar se si ndikoi pandemia në rikuperimin e saj pas vjedhjes së frikshme në vitin 2016-të në Paris.

“E! Online” ka publikuar një klip të pazbuluar më parë nga seriali, ku Kim flet me motrën e saj Khloe, teksa ka vizituar shtëpinë e tyre të pushimit në Malibu.

“Nuk e kam lënë shtëpinë që nga koha e karantinës. Jam frikësuar shumë. Njerëzit afroheshin tek Kanye West dhe i flisnin, më afroheshin dhe mua e më kërkonin foto. Është një çmenduri që njerëzit ndihen aq komod sa t’i afrohen një njeriu”, është shprehur Kim.

Ajo ka shtuar se dalja e parë pas karantinës e çoi ankthin në një tjetër nivel.

“Më dukej sikur kisha agorafobi pas vjedhjes në Paris. Doja vetëm të rrija brenda, e urreja të dilja, nuk doja që njerëzit ta dinin se ku isha dhe nuk doja të më shihnin. Kur nisa të rikupersohesha sapo kisha shkuar në Paris dhe kisha nisur të udhëtoja, por pastaj u futëm në karantinë dhe tashmë ndihem e frikësuar sërish, nuk dua të dal”, ka thënë ajo.

Më herët ajo e ka përshkruar vjedhjen në Paris si ngjarjen më të frikshme në jetë. Kim ka treguar se në atë moment të tmerrshëm mendoi se do të humbiste jetën.

Të këshilluara

Një reper vritet live në Instagram (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Los Angelos-in pasi reperi indian Red Boy është vrarë nga persona të panjohur në momentin që ishte live në Instagram. Red Boy e...

14:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI