Flash

Hilary Duff ndan momentet nga lindja e vajzës (FOTO)

Lapsi.al 15 July 2021
Hilary Duff ndan momentet nga lindja e vajzës (FOTO)

Para pak muajsh aktorja , Hilary Duff është bërë nënë për herë të tretë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj Matthew Koma u bënë prindër të një vajze, të cilën e pagëzuan me emrin Mae James Bair.Së fundmi cifti përmes rrjeteve të tyre sociale ka postuar foto nga momenti gjatë lindjes në shtëpi.Hilary ka përgëzuar të gjitha nënat duke treguar se sa e vështirë është të rritësh një fëmijë."Ndihem gati të ndaj me ju disa fotografi nga dita e  lindjes së Mae! Që unë të ndihesha e sigurt gjatë lindjes ishte thelbësore që të kisha sistemin e duhur mbështetës. Sasia e përsosur e hapësirës, ​ humorit, qetësisë dhe njerëzve që mbështesin fuqinë time. Bashkëshorti im është spiranca më e qetë në dhomë kur unë ndjehem sikur ngjitem në mure. Mamaja ime ishte atje për të na përgatitur ushqime ndërsa shikonte  me një buzëqeshje të madhe nervoze e priste të bëhej gjyshe sërish.Kjo është punë e vështirë, çdo mënyrë që një grua sjell në jetë një fëmijë është. Nga shtatëzënia, deri te lindjet në spital ose në shtëpi, ushqyerja  me gji dhe rritja e këtyre qenieve të vogla me përgjegjësi, për t’i bërë qytetarë të besueshëm, të mirë të botës. Një aventurë e lodhshme, magjike, e mrekullueshme. Pra brohorisni nëna të plotfuqishme", u shpreh aktorja.

 

 

Të këshilluara

Një reper vritet live në Instagram (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Los Angelos-in pasi reperi indian Red Boy është vrarë nga persona të panjohur në momentin që ishte live në Instagram. Red Boy e...

14:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI