Flash

Dua Lipa vijon të jetë një ndër artistet më të klikuara

Lapsi.al 15 July 2021
Dua Lipa vijon të jetë një ndër artistet më të

Dua Lipa vazhdon të jetë një nga artiset “on top” të industrisë muzikore. Këngët e albumit të saj “Future Nostalgia” kanë rezultuar një sukses i vërtetë dhe një nga projektet e saj renditet si kënga e dytë më e dëgjuar për 2021-n.

Sipas raportit të MRC Data, kënga më e dëgjuar në SHBA gjatë 6 mujorit të parë të 2021-t është “Drivers Lisence” e Olivia Rodrigo. Kjo këngë kryeson me një diferencë prej më shumë se gjysmë milion kopje ekuivalente dhe mund të përfundojë vitin si hiti më i madh.

Ndërsa hiti “Levitating” i Dua Lipës që bëri namin gjatë vitit 2020, duket se vazhdon ende të dëgjohet nga shumë njerëz. Kjo këngë renditet e dyta në listën e 10 këngëve më të dëgjuara të 2021-t. Single-i i “Future Nostalgia”, është në bashkëpunim me DaBaby dhe është bërë së fundmi shumë virale edhe në TikTok.

“Save Your Tears” e The Weeknd renditet në vendin e tretë dhe pritet të arrijë suksese edhe më të mëdha. 5 këngët më të dëgjuara përfshijnë “Up” të Cardi B dhe “Astronaut in the Ocean” i Masked Wolf.

Ndërkohë The Weeknd ka rezervuar edhe një vend tjetër në listë. Ai renditet po ashtu në vendin e gjashtë me hitin e famshëm “Blinding Lights”.

Të këshilluara

Një reper vritet live në Instagram (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Los Angelos-in pasi reperi indian Red Boy është vrarë nga persona të panjohur në momentin që ishte live në Instagram. Red Boy e...

14:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI