Flash

Një reper vritet live në Instagram (VIDEO)

Lapsi.al 14 July 2021
Një reper vritet live në Instagram (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Los Angelos-in pasi reperi indian Red Boy është vrarë nga persona të panjohur në momentin që ishte live në Instagram. Red Boy emri i vërtetë i të cilit është Zerail Dijon Rivera, ishte 21 vjeç. Të shtënat ndodhën pak pas orës 4 të enjten ku Rivera ishte ulur në makinën e tij dhe po fliste me një mik në internet, tha policia. Reperi po filmonte veten në mediat sociale nga sedilja e përparme e makinës së tij kur një sulmues i panjohur u afrua në dritaren anësore të shoferit dhe hapi zjarr disa herë.

“Ishte një e shtënë me armë dhe duket se ai ishte në shënjestër,” tha Toger Ti Goetz i Departamentit të Policisë Hawthorne, i cili shtoi se Rivera “duket të jetë një anëtar i një bande”.

Në fotot e tij në rrjete sociale, reperi shpesh herë pozonte me armë dhe me objekte të tjera të ngjashme. Autori u largua nga vendi i ngjarjes dhe mbetet i lirë, ndërkohë policia nuk ka njoftuar ndonjë zhvillim tjetër në këtë rast. I dyshuari nuk mund të shihet në videon e publikuar. Sipas prestigjizes “Daily Mail” reperi është qëlluar 12 herë dhe policia është shprehur se vrasja ka të bëjë me mosmarrëveshjet midis bandave.

[video width="636" height="382" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/07/reperi-live-insta.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI