Flash

Stresi konfirmon ndarjen nga Keisi

Lapsi.al 13 July 2021
Stresi konfirmon ndarjen nga Keisi

Prej kohësh Stresi ndodhet larg Shqipërisë dhe ende nuk dihet se kur mund të kthehet në vendin e tij. Reperi ndodhet aktualisht në Britaninë e Madhe, megjithatë ai ka qëndruar gjithmonë në kontakt me fansat e tij. Reperi është mjaft aktiv në rrjete sociale, ku shkruan gjithmonë me ndjekësit dhe ju përgjigjet herë pas here pyetjeve që ata kanë për të.

Duke qenë se prej kohësh ai po jeton larg Keisit, fansat interesohen shpesh për marrëdhënien e tyre. Prej kohësh ata po përjetojnë një krizë në marrëdhënie dhe gjërat mes tyre nuk duken aspak mirë.

Dhe në fakt duket se gjërat mes tyre kanë marrë fund prej kohësh e ata nuk janë më bashkë. Sot Stresi ka zhvilluar një intervistë virtuale me fansat, që si gjithmonë janë interesuar për lidhjen e reperit me Keisin. Ai ka treguar se janë ndarë e mesa duket nuk do të ketë më kthim pas. Megjithatë Stresi thekson se ka shumë respekt për të dhe familjen e saj.

 “Po ua shpjegoj një herë e mirë të gjithëve ju që me zor e prisni këtë lajm dhe do ju bëhet qejfi se kështu jeni ju. Vajzë më të mirë dhe familje më të mirë se ajo, sot e 1000 vjet unë s’do gjej më, por jeta kështu është nuk mbaron këtu, vazhdon, kështu që boll më me këto pyetje. Jo s’jemi më bashkë”, është përgjigjur Stresi.

Se si ka ardhur ndarja përfundimtare mes tyre nuk dihet ende, por ndoshta më voën reperi mund të shpjegojë gjithçka për fansat e tij.

Të këshilluara

Bora reagon pas ndarjes nga Donaldi

Marrëdhënia e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt ka qenë një nga më të përfolurat në mediat rozë. Lidhja e tyre, më pas ndarja, ribashkimi dhe pranimi i dashurisë ...

09:51

Kourtney dhe Travis kritikohen nga fansat

Kourtney Kardashian dhe i dashuri i saj Travis Baker janë kritikuar së fundmi nga fansat. Kourtney dhe Travis u filmuan nga kameramanët e UFC teksa ishin...

17:06

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI