Flash

Historia e trishtë e misit shqiptar, nga përdhunimi e deri tek shantazhet Tuti Sejdiu i rrëfen të gjitha

Lapsi.al 13 July 2021
Historia e trishtë e misit shqiptar, nga përdhunimi e deri tek

Miss Universe Albania & Kosovo u finalizua para pak ditësh me 2 fituese. Ina Dajçi rrëmbeu kurorën e më të bukurës së Shqipërisë, ndërsa Tuti Sejdiu u zgjodh si vajza më e bukur e Kosovës. Dy bukuroshet shqiptare do të përfaqësojnë vendet tona në kompeticion ndërkombëtar të bukurisë Miss Universe që organizohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Së fundmi, Tuti Sejdiu ka tronditur me rrëfimin e saj teksa ka treguar se në moshën 13-vjeçare është përdhunuar e trafikuar nga disa persona. Në një intervistë, ajo ka thënë se kurorën ia ka kushtuar familjes së saj, për një arsye mjaft rrënqethëse.

“Arsyeja që kam ardhë në Miss Universe janë familja ime, kam apliku, kam ardhë dhe nuk e kam besu që jam fituesja, kjo kurorë i dedikohet vetëm familjes time që kanë sakrifiku shumë për mu, e vazhdojnë që të sakrifikojnë.

Bukuroshja ka thënë se në eventin e organizuar ka munguar vetëm babai i saj, që është në burg pasi kërkoi drejtësi për të bijën.

“Po e shoh familjen time, vetëm një karrigë e zbrazët është aty. Babai im është sot në burg për mu, vetëm që ka luftu për mu, për padrejtësinë që ma kanë ba mu”, është shpehur ajo.

Tuti ka treguar se ishte vetëm 13-vjeçare kur është trafikuar nga persona të ndryshëm, në Kosovë e Serbi.

“Në moshën 13-vjeçare jam përdhunu e jam trafiku nga persona të ndryshëm nga Kosova në Serbi, derisa prindi jem nuk ka lanë institucion pa kërku drejtësi, ata njerëz që janë mundu me ma marrë mu jetën ata sot janë në liri, nuk janë në burg, babi vetëm pse ka kërku ndihmë për mu, nuk është pranë meje po është në burg, drejtësi nuk ka pas asnjëherë. Çka është më e rënda, babin nuk e di a është mirë, nuk e lejojnë as me na thirr në telefon, as me e pa e me i fut rroba në burg, nuk e di në çfarë gjendje mundet me kanë, unë them publikisht se unë do të luftoj për babin jo për veten, e kam me nxjerrë drejtësinë në vend. Kjo kurorë ka vlerë të madhe për mu e ka dëshmu që unë jam femër e fuqishme e pranë familjes, pavarësisht sfidave. Asgjë nuk më dojket e vështirë në jetë, vetëm duhet të ketë pak durim. Ata persona i kam përballë shtëpisë time, janë fqinj me mua. S’ka ditë dhe natë që të mos bëjnë ndonjë reagim, sepse personi që më trafikoi nuk ndodhet aty, se di ku është. S’kam asnjë informacion, familjarët e tij më provokojnë, thonë edhe gjëra të pahijshme por mundohem të shoh rrugën time e të vazhdoj përpara.”, tha Sejdiu në një intervistë për ATV.

 

Të këshilluara

Stresi konfirmon ndarjen nga Keisi

Prej kohësh Stresi ndodhet larg Shqipërisë dhe ende nuk dihet se kur mund të kthehet në vendin e tij. Reperi ndodhet aktualisht në Britaninë e Madhe, megjithatë...

11:40

Bora reagon pas ndarjes nga Donaldi

Marrëdhënia e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt ka qenë një nga më të përfolurat në mediat rozë. Lidhja e tyre, më pas ndarja, ribashkimi dhe pranimi i dashurisë ...

09:51

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI