Flash

Shikoni reagimin e Prince George pasi Anglia shënon ndaj Italisë

Lapsi.al 12 July 2021
Shikoni reagimin e Prince George pasi Anglia shënon ndaj Italisë

Italia është kampionja e re e Europës. Skuadra e Roberto Mancinit arriti të mundë Anglinë pas një ndeshje shumë të gjatë, e cila u zgjidh vetëm nga penalltitë. Pas barazimit 1-1 në 120 minuta. Heroi këtë herë ishte sërish Donnarumma, që priti tre penallti.

Ndeshja nisi me golin e anglezëve. Ishte ylli i Manchester United, Luke Shaw, i cili shënoi një gol shumë të bukur në minutën e 2, duke thyer rekordin si rrjeta më e shpejtë finaleve të Europianit dhe kaluar të tijtë në avantazh.

Kjo gjë lumturoi të gjithë tifozët anglezë, por sidomos një tifoz të veçantë që ndodhej në stadium. Bëhet fjalë për Princin George, i cili ishte në stadium së bashku me dy prindërit e tij, Princeshën Kate dhe Princin William.

Ndërsa hidhej dhe bërtiste nga gëzimi i madh i këtij momenti, George përqafoi Kate për të festuar golin.

Këto foto janë bërë mjaft virale në rrjetet sociale, ku fansat e kanë pëlqyer shumë reagimin e të voglit.

“E di që Anglia sapo shënoi, por reagimi i Princit George ishte më i bukuri!” shkruante një fans në Twitter.

Të këshilluara

Billie Eilish akuzohet sërish për racizëm

Këngëtarja Billie Eilish është akuzuar sërish nga fansat për racizëm. Përmes rrjetit të saj social  , Billie ka treguar se  Cindy  nga “The Boondocks” është ...

15:13

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI