Flash

Princ Harry dhe Meghan Markle nderohen me çmim për këtë arsye

Lapsi.al 12 July 2021
Princ Harry dhe Meghan Markle nderohen me çmim për këtë

Princi Harry dhe Meghan Markle janë nderuar me një çmim për vendimin e tyre për të pasur vetëm dy fëmijë.

Ky vlerësim ndaj tyre erdhi nga një shoqatë bamirësie, e angazhuar për të kufizuar madhësinë e familjes për të ndihmuar në ruajtjen e mjedisit, “Population Matters”.

Kjo shoqatë do të shpërblejë çiftin për vendimin e tyre për të pasur një familje të vogël dhe për të shërbyer si “model për të tjerët”.

“Të kesh një familje më të vogël zvogëlon ndikimin tonë në Tokë dhe siguron një shans më të mirë për të gjithë fëmijët tanë, fëmijët e tyre dhe brezat e ardhshëm, të lulëzojnë në një planet të shëndetshëm. Ne e përgëzojmë dukën dhe dukeshën për marrjen e këtij vendimi të zgjuar dhe për pohimin se një familje më e vogël është gjithashtu një familje e lumtur”, thanë përfaqësues të shoqatës në një deklaratë.

Në vitin 2019, çifti tha për “British Vogue” se po planifikonin “maksimumi dy” për të zvogëluar ndikimin e tyre në mjedis.

Të këshilluara

Aktorja franceze rezulton me Covid

Lea Seydoux mund të humbasë Festivalin e Filmit në Kanë pasi doli pozitive për Covid-19. Ylli i James Bond - i cili është vaksinuar dy herë dhe asimptomatik ...

13:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI