Flash

Jennifer Lopez gati të bëj një sakrificë për dashurinë

Lapsi.al 12 July 2021
Jennifer Lopez gati të bëj një sakrificë për

Jennifer Lopez po e shijon në maksimum romancën e saj me Ben Affleck. Këngëtarja ka pranuar së fundmi se po kalon kohën më të mirë në jetë për momentin. Gjatë një interviste të fundit me Zane Lowe ajo është shprehur shumë e lumtur me jetën e saj.

“Jam shumë e lumtur. E di që njerëzit pyesin gjithmonë veten “Si është ajo? Çfarë po ndodh? Je mirë?’. Kjo është. Nuk kam qenë kurrë më mirë”, është shprehur Jennifer.

“Dua që njerëzit që interesohen për mua, sepse unë interesohem shumë për ta, ta dinë se jam në një fazë në jetën time ku ndihem shumë mirë me veten. Dhe mendoj se në momentin që arrin në këtë fazë, atëherë gjëra të mrekullueshme ndodhin, që nuk e imagjinon se mund të të ndodhin sërish në jetë. Dhe kështu pra këtu jam në këto momente”, ka thënë ajo më pas.

Madje, J.Lo është aq e lumtur me jetën e saj në këtë moment dhe partnerin në krah, sa është gati të bëjë sakrifica për të.

Mësohet se Lopez dhe Affleck s’e kanë aspak qejf distancën (e kush e ka?). Ndaj, Jennifer po mendon të shpërngulet në Kaliforni pranë partnerit.

Ajo po kërkon një shkollë të përshtatshme për fëmijët e saj binjakë dhe është gati të marrë hapin e madh për marrëdhënien.

Të këshilluara

Aktorja franceze rezulton me Covid

Lea Seydoux mund të humbasë Festivalin e Filmit në Kanë pasi doli pozitive për Covid-19. Ylli i James Bond - i cili është vaksinuar dy herë dhe asimptomatik ...

13:45

Ndërron jetë aktori William Smith

Aktori William Smith është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare. Lajmi është konfirmuar për fansat nga bashkëshortja e tij, Joanne Cervelli Smith, ndërsa shka...

12:19

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI