Flash

E gjithë vëmëndja e Festivalit të Kanës tek varsja e Bella Hadid

Lapsi.al 12 July 2021
E gjithë vëmëndja e Festivalit të Kanës tek varsja e

Bella Hadid mori gjithë vëmendjen në tapetin e kuq, me një nga pamjet më mahnitëse high-fashion të Festivalit të 74 të Filmit në Kanë, deri më tani.

Modelja kishte veshur një fustan avangardë nga koleksioni Schiaparelli Haute Couture Vjeshtë-Dimër 2021/22, i krijuar nga Daniel Roseberry, në premierën e Tre Piani (Tre Kate). Fustani i zi, kishte një dekolte të prerë nën gjoksin e Hadidit, të cilin e kishte mbuluar me një gjerdan ari në formën e mushkërive, të zbukuruar me gurë të çmuar.

 Kjo varëse është cilësuar nga Schiaparelli si ‘Golden trompe l’œil’.

"Trompe l'œil" përshkruan iluzionin artistik të mashtrimit të syrit, për të perceptuar një detaj të pikturuar ose të sheshtë si një objekt tre-dimensional.

I ka dhënë një pamje akoma më dramatike make up-i dhe topuzi i saj i lartë.

Hadid ka dhënë gjithashtu pamje të mrekullueshme edhe gjatë javës së kaluar të festivalit të filmit. Ajo kishte veshur një fustan të bardhë Jean Paul Gaultier, me një bisht madhështor prej tantelle, në mbrëmjen e hapjes së Kanë.

Të këshilluara

Aktorja franceze rezulton me Covid

Lea Seydoux mund të humbasë Festivalin e Filmit në Kanë pasi doli pozitive për Covid-19. Ylli i James Bond - i cili është vaksinuar dy herë dhe asimptomatik ...

13:45

Ndërron jetë aktori William Smith

Aktori William Smith është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare. Lajmi është konfirmuar për fansat nga bashkëshortja e tij, Joanne Cervelli Smith, ndërsa shka...

12:19

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI