Flash

Letrat sekrete me shokun e ngushtë zbulojnë një të kaluar të errët të Bruce Lee

Lapsi.al 10 July 2021
Letrat sekrete me shokun e ngushtë zbulojnë një të kaluar

Disa letra të pazbuluara më parë tregojnë se legjenda e arteve marciale, Bruce Lee, ka qenë përdorues sekret droge. Mendohet se ylli i “The Enter The Dragon” ka shkruar mbi 40 letra tek një koleg i tij për përdorimin e drograve para se të ndahej nga jeta në vitin 1973.

Përdorimi i marijuanës nga ana e Lee, është dokumentar më së miri së fundmi falë biografisë së Matthew Polly për legjendën e arteve marciale.

Thuhet se Bruce Lee ka tymosur dhe ngrënë hashash, sepse sipas tij i ngrinte nivelin e vetëdijes. Por sipas letrave të zbuluara së fundmi ai mund të ketë qenë i varuar edhe ndaj drograve më të forta.

Letrat e zbuluara drejtuar yllit të Hollivudit Robert Baker thonë se ai e furnizoi Lee-në me një mori drogrash për një periudhë pesë-vjeçare. Lëndët narkotike si kokaina, LSD dhe kanabisi janë listuar në letra deri në vdekjen e yllit në vitin 1973.

Dokumentet u zbuluan në një treg pleshtash dhe që nga ajo kohë kanë dalë në ankand në SHBA për rreth 160,000 £. Koleksioni përfshin mbi 50 letra midis Bruce dhe gruas së tij, Linda, dhe kolegut të tij aktorit Robert.

Shumica e tyre janë shkruar me dorë dhe diskutojnë tema të ndryshme si miqësia e tyre në zhvillim, planet për karrierën në film dhe dëmtimet e shpinës së Lee. Ato gjithashtu përmbajnë referenca të shumta ndaj drogës, duke përfshirë marijuanën, kokainën dhe LSD.

 

Në letra është zbuluar madje se Robert bëri shumë përpjekje për t’i dërguar Bruce Lee drogë në SHBA, ndërsa ai ishte duke filmuar në Hong Kong në 1972, një vit para vdekjes së tij. Bruce Lee i ka kërkuar kolegut të tij një sasi të madhe kokaine, sepse sipas tij vetëm ajo mund të ndihmonte për të hyrë në rolin e filmit. Gjithashtu edhe vetë bashkëshortja e tij, Linda, i ka kërkuar Robertit sasi droge, duke e siguruar se Bruce nuk do e tepronte me përdorimin e tyre.

Më vonë Bruce Lee ndërroi jetë pas një goditje në tru dhe u gjend i vdekur në shtratin e tij në 20 korrik 1973.

Të këshilluara

Kush e paditi Dua Lipën

Nuk është hera e parë dhe s’do të jetë as e fundit që personazhet VIP kanë probleme me fotot që publikojnë në rrjete sociale. Megjithëse Dua Lipa ishte persona...

17:10

Dua Lipa i futet botës së aktrimit

Mediat e huaja kanë raportuar  së fundmi se këngëtarja Dua Lipa do të marrë pjesë në një film. Sipas tyre Dua do të luajë në filmin më të ri thriller, të tit...

16:50

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI