SPAK arreston kryebashkiakun/ Fatos Tushe peshk i madh apo i vogël
Deviza se sa më pak të vjedhësh, aq më i cënuar je, është ilustrimi perfekt i kësaj historie. Në një mënyrë pak më të ndryshme këtë dëshmon edhe aksioni për tenderin e uniformave të policisë. Aty janë goditur vetëm ata për të cilët është dhënë leja për tu sakrifikuar. Sepse askush që e njeh sadopak realitetin e gjërave në këtë vend, nuk arrin të besojë që, për një buxhet 25 milionë eurosh, vendoskan disa burokratë të komisoneve të vlerësimit të ofertave. Se për thela kaq të mëdha nuk dikan gjë kretët e dikasterit. Ka edhe një element shumë më të rëndë sesa kaq. Fakti se ministri i Brendëshëm Çuçi, e pushoi nga puna tetë ditë përpara se SPAK ta arrestonte një nga protagonistët e vegjël të kësaj loje të madhe, tregon se SPAK i ka hedhur të gjitha hapat duke marrë lejë tek qeveria. Pa pyetur për sekretin hetimor, pa skrupuj se ndërkohë hetimet mund të dëmtohen, prokurorët e postatçëm kanë qenë të shtetësuar se mos krisin imazhin e rilindjes.Si u zbulua afera 25 milionë euro, 9 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme në prangat e SPAK
Dhe këtu shqetësimi nuk është vetëm për faktin se në rjetat e drejtësisë përfundojnë gjithmonë peshqit e vegjël, sikurse ka ndodhur rëndom në këtë vend. Me këtë shqiptarët janë mësuar tashmë dhe kjo nuk u ngjall më emocion. Këtu e keqja është se tashmë e njëjta gjellë e ftohtë po serviret nga propaganda si një erë e re. Titujt e mëdhenj janë: “SPAK godet në Lushnje”, “SPAK arreston në Ministrinë e Brendëshme” ndërkohë që të gjitha janë lëvizje me miratim nga lart. Që të gjithë atë që kërkojnë me këmbëngulje të shohin një notë pozitive në këto goditje, do të zhgënjehen një ditë. Madje shumë shpejt. Sepse thelbi i asaj që po ndodh është se kemi kaluar nga epoka e pandëshkueshmërisë në atë të ndëshkueshmërisë me leje politike. Dhe për një drejtësi të reformuar, që do të shitet si e pavarur, nuk dihet nëse është me keq, e para, apo e dyta. ©Lapsi.al