Flash

Kush e paditi Dua Lipën

Lapsi.al 9 July 2021
Kush e paditi Dua Lipën

Nuk është hera e parë dhe s’do të jetë as e fundit që personazhet VIP kanë probleme me fotot që publikojnë në rrjete sociale.

Megjithëse Dua Lipa ishte personazhi në foto, ajo është paditur për foton e publikuar në Instagram, të drejtat e së cilës i kishte një paparac.

Sipas dokumenteve të gjykatës amerikane, ylli ishte fotografuar në radhë në një aeroport në shkurt të vitit 2019 dhe më vonë ndau imazhin me fansat ‘pa leje ose autorizim’.

Fotoja u fshi, ndërsa Dua i detyrohet një dëmshpërblimi prej 150 mijë dollarësh.

Integral Images kishte aplikuar për të drejtat e autorit të imazheve dhe kërkesa iu dha në 20 shkurt 2021 – pas postimit të Lipës në Instagram – sipas të dhënave nga Zyra Amerikane e të Drejtave të Autorit.

Rikujtojmë se Dua Lipa do të provojë një fushë krejtësisht tjetër nga se jemi mësuar ta shohim. Këngëtarja pritet që t’i bashkohet një kase të gjerë artistësh, duke provuar kështu debutimin e saj si aktore. Bëhet fjalë për filmin më të ri të paralajmëruar të llojit triler “Argylle”.

Për realizimin e këtij projekti, ajo do t’u bashkohet aktorëve si Henry Cavill, Sam Rockwell, Bryce Dallas Hoëard, Bryan Cranston, Catherine O’Hara, John Cena dhe Samuel L.Jackson. Dua po ashtu do të realizojë edhe muzikën e filmit.

Ky film do jetë i bazuar në novelën me të njëjtin titull, nga autori Ellie Conway , ndërkohë që producent i tij do të jetë Vaughn’s Mary. Pritet që xhirimet e tij të nisin në muajin gusht.

Të këshilluara

Dua Lipa i futet botës së aktrimit

Mediat e huaja kanë raportuar  së fundmi se këngëtarja Dua Lipa do të marrë pjesë në një film. Sipas tyre Dua do të luajë në filmin më të ri thriller, të tit...

16:50

Bella Hadid bën publike lidhjen e re

Bella Hadid ka nisur një lidhje të re dhe këtë lajm të ëmbël e ka konfirmuar vetë dje përmes fotos së publikuar në Instagram me të dashurin e ri, Marc Kalman. ...

14:56

Dua Lipa vjen si aktore për herë të parë

Dua Lipa do të bëjë debutimin e saj si aktore në një film të sapo shpallur të llojit triller të quajtur “Argylle” nga regjisori i njohur, Matthew Vaughn. Sip...

13:13

Kourtney Kardashian heq dorë nga photoshop

Tashmë, editimi i fotove në rrjete sociale është bërë mëse normal. Madje, na duket çudi nëse dikush nuk përdor asnjë filtër për fotot që publikon, apo nuk rregu...

11:56

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI