Flash

Kourtney Kardashian heq dorë nga photoshop

Lapsi.al 9 July 2021
Kourtney Kardashian heq dorë nga photoshop

Tashmë, editimi i fotove në rrjete sociale është bërë mëse normal. Madje, na duket çudi nëse dikush nuk përdor asnjë filtër për fotot që publikon, apo nuk rregullon një ‘defekt’ të vogël.

Mirëpo, Kourtney Kardashian ka vendosur të japë një shembull të mirë për ndjekësit e saj në Instagram, duke publikuar foto totalisht të pamodifikuara.

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” ka pozuar me bikini dhe për çudinë e të gjithëve, nuk i ka fshirë me program strijat në trupin e saj. Sigurisht, ky veprim u vlerësua nga ndjekësit, të cilët janë shprehur të lumtur në komente që po shihnin diçka natyrale dhe aspak të modifikuar.

Motrat Kardashian janë akuzuar shpesh për përdorimin e Photoshop-it, por duket se s’kanë bërë dot pa të pavarësisht kritikave. Photoshop-i është kthyer në “sëmundjen” e shekullit, ndaj kur shohim ndonjë foto të paedituar, e “duartrokasim” fort.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta Robert Downey

Aktori dhe kineasti i njohur, Robert Downey ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur djali i tij, aktori Robert Downey Jr., pë...

14:01

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI