Flash

10 burra të armatosur hyjnë në shtëpinë e Loredanës, grabisin sende me vlerë

Lapsi.al 8 July 2021
10 burra të armatosur hyjnë në shtëpinë e

10 burra të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e Loredanës dhe kane vjedhur sende me vlerë. Reperja ka zbuluar se ata kanë vjedhur para, hard drive të kameramanit të saj, por më e trishtueshme për të është që i kanë vjedhur një send shumë personal.

Loredana ka treguar se në momentin që hajdutët kanë hyrë brenda, të gjithë kanë qenë në shtëpi. Fatmirësisht familjarët dhe skuadra e saj janë mirë, përtej shokuat që kanë kaluar pasi kanë mësuar për vjedhjen. Madje reperja ka publikuar në Instagram video të hajdutëve që hyjnë brenda në oborrin e shtëpisë e lëvizin lirshëm brenda saj. Ajo ju ka bërë thirrje ndjekësve të saj se nëse kanë informacion në lidhje me këtë ngjarje ta ndihmojnë, që të gjejë sendin personal që i kanë vjedhur.

“10 burra hyn në shtëpinë tonë me armë. Nuk mund ta besoj, unë vetë isha në gjumë. Nëse keni ndonjë informacion ju lutem na tregoni, nuk bëhet fjalë për paratë, por për një send shumë personal të timin që ma vodhën. Falë Zotit, familjes dhe skuadrës time nuk i ndodhi asgjë. Fatkeqësisht, hajdutët vodhën gjithë hard drive e kamermanit tonë. Dje e kuptova se çdo ditë duhet të jesh falenderues për gjërat që ke. Ne ishim në shtëpi…”, shkruan Loredana përkrah videove.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta Robert Downey

Aktori dhe kineasti i njohur, Robert Downey ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur djali i tij, aktori Robert Downey Jr., pë...

14:01

Ava Max, në një romancë dashurie

Ava Max së fundmi  është përfolur në media për një romancë dashurie. Këngëtarja është fotografuar nga paparacët teksa ndodhej në një jaht luksoz me shoqërinë...

12:35

Donald Trump hedh në gjyq rrjetet sociale

Ish presidenti amerikan, Donald Trump ka zbuluar se do të hedhë në gjyq drejtuesit ekzekutiv të rrjeteve  sociale:Facebook Twitter dhe Google. Trump pretendo...

10:16

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI